Vrasja e dy të rinjve/ Policia del me deklaratë: Pse u arrestua babai i të dyshuarit kryesor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shkodrës del me deklaratë lidhur me dy të rinjtë e gjetur të vdekur ditën e djeshme në Malësi të Madhe.

Pas marrjes së njoftimit për humbjen e kontakteve të tre të rinjve me familjarët e tyre në Malësinë e Madhe, u organizuan grupe kontrolli në të gjithë zonën duke përdorur edhe dronë.

Njëkohësisht u ngrit një grup i posaçëm hetimor me specialistët më të mirë të Hetimit të Krimit në DVP Shkodër dhe në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijoi puna për zbardhjen e ngjarjes, pasi dyshohej se të rinjtë mund të ishin vrarë.

Pas kërkimeve intensive në malet e fshatit Vrith, Malësi e Madhe, në vendin e quajtur “Rrenza e Grecajve”, u bë e mundur gjetja e trupave të pajetë të dy të rinjve, Vilson Çutaj, 37 vjeç dhe Klement Pepaj, 21 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se këta dy shtetas ishin vrarë me armë zjarri. Gjithashtu, nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe kontrollit përreth vendit të ngjarjes u gjetën të kultivuara 29 bimë kanabis.

Në lidhje me këtë ngjarje u arrestua në flagrancë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, shtetasi Rrok Pepaj, lindur dhe banues në fshatin Vrith, Malësi e Madhe, pasi dyshohet se në bashkëpunim me djalin e tij Danjel Pepaj, 25 vjeç, në fshatin Vrith, Malësi e Madhe janë personat që kanë kultivuar 29 bimët narkotike të gjetura në vendin e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes, si rezultat i provave e informacioneve të grumbulluara dhe veprimeve të shpejta profesionale është bërë shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të vrasjes së dy të rinjve, konkretisht e shtetasit Danjel Pepaj, 25 vjeç, banues në fshatin Vrith, Malësi e Madhe, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Lexo edhe :  “The National”: Tirana në 48 orë: Vizitoni atraksionet kryesore të kryeqytetit plot jetë

Aktualisht vijon puna intensive, në bashkëpunim edhe me homologët e vendeve fqinjë, për të bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar Danjel Pepaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Euro në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Franca përballet me zjarrin më të madh ndër dekada

Flakët kanë përfshirë në mënyrë të shpejtë dhe të pakontrolluar rajonin Aude, që ndodhet në jug të Francës. Zjarri tashmë është përhapur në një sipërfaqe...

Lajme të tjera

Web TV