Transport alternativ ujor Vau i Dejës-Koman, rruga tokësore kërkon investim 100 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një plan për zhvillimin turistik të një tjetër dimensioni në zonën e kaskadës së Drinit pritet që të marrë jetë. Korporata Elektronenergjetike Shqiptare ka kërkuar gjetjen e një kompanie që do të bëjë projektimin e shërbimit të transportit ujor Vau i Dejës-Koman si dhe krijimin e Muzeut Historik për Zhvillimin Turistik të zonës pranë HEC- Koman.

Sa i takon transportit ujor KESH sqaron se “ndërhyrja konsiston në ndërtimin e dy moleve kryesore, një i vendosur afër digës së HEC Vau i Dejës dhe tjetri afër HEC Koman, me kapacitet për tragete e varka private si dhe ndërhyrjen pranë tyre për restaurimin apo rehabilitimin e brigjeve në molet pranë HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës duke mbjellë pemë dhe bimësi (pyllëzimin e zonës) aty pranë”

KESH nënvizon se distanca fizike midis HEC-eve Koman dhe Vau Dejës nuk është shumë e madhe por rruga automobilistike (Rreth 35 km gjatësi) që përshkruan atë, është tejet e amortizuar dhe jashtë çdo kushti teknik. Rikonstruksioni i saj parashikon një kosto të madhe të saj pasi për shkak të relievit të thyer, ajo kërkon ndërtimin e shumë urave (rreth 30 të tilla) dhe shumë vepra arti. Për ta ndërtuar atë konform kushteve dhe standarteve teknike bashkëkohore, parashikimi paraprak do të kërkonte investimin e rreth 100 milion Eurove, ndërkohë që transporti ujor nëpërmjet liqenit të Vaut të Dejës është mjaft i thjeshtë, i shpejtë por që nuk shfrytëzohet fare për shkak se nuk ekziston infrastruktura portuale në të”

Lidhur me Molin e Liqenit të Komanit dhe Qendrës së Vizitorëve KESH sqaron se kjo ndërhyrje konsiston në dy komponentë së pari rinovimi i platformës në rregullimin e molit për tragete dhe anije, organizimin e zonave të parkimit të përkohshëm për automjete e autobuze, duke përfshirë hapësira shlodhëse në natyrë të lidhura me shtegun e këmbësorëve.

Lexo edhe :  Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, sa maturantë ngelën, sa ishin ekselentë?

Së dyti godina e molit përfshin rinovimin dhe shtrirjen e mundshme të kalatës ekzistuese dhe ndërtimin e një godine moli që përfshin një qendër vizitorësh. Ndërtesa e re e terminalit duhet te ketë vende parkimi të përkohshëm dhe shërbime për vizitoret si informacion, biletari, dyqane, pika marrje me qera të varkave e biçikletave, etj.

Një tjetër element i sipërmarrjes së KESH është edhe Muzeu i Hidroenergjisë së bashku me elemente shoqërues për të rritur atraksionin si dhe restaurimi (Mbrojtja, Sistemimi) i bregut ujor pranë digës së Komanit

“Muzeu i hidroenergjisë të përfshijë një ndërtesë muze me mundësi aksesi në peizazhin natyror, parkim për vizitorët, shtigje shëtitjesh që lidhin objektet kryesore të hidrocentralit dhe pikat e vrojtimit të integruara përgjatë shtigjeve dhe muzeumit.

Restaurimi i bregut ujor pranë digës së Komanit konsiston në zonën trekëndore të tokës që ndodhet midis kanalit të daljes së ujit nga tunelet e shkarkimit dhe kanalit të daljes së ujit nga turbinat e godinë së çentralit në HEC Koman. Këtu parashikohet restaurimi i skarpatave, mbjellje bimësie, restaurimi i kishës dhe varrezave të vogla që ndodhen pranë “shtegut të energjisë”, shtegut që krijohet nga rruga e këmbësorëve në atë zone” thuhet në dokumente./Monitor/

Të fundit

Kosova do të sulmohet nga Serbia?/ Alfred Cako bën parashikimin për vitin 2027

Alfred Cako ka qenë së fundmi i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur rreth...

Lista e ndershme muzikore e Ana Matronic

"E kam të trishtueshme dhe të vështirë të dëgjoj The Smiths": Anëtarja e Scissor Sisters ka një marrëdhënie të ndërlikuar me The Smiths dhe...

Ku tundet një bush del një Berishë

Nga Frrok Çupi Kur doli se Sali Berisha ishte dorëzuar në një intervistë në televizionin shtetëror të Iranit, kishte disa njerëz që u habitën. Njerëz...

SPAK shtyn afatin për zgjedhjen e kreut të BKH, shkak dokumentacioni i parregullt

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të shtyjë deri të martën, 24 qershor 2025, afatin për nisjen e procedurave...

E rëndë në Elbasan, gjendet i pajetë një trup në ujërat e lumit Shkumbin

Një trup i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit Shkumbin nga një peshkatar i zonës. Policia ka rrethuar zonën dhe për nxjerrjen e...

Lajme të tjera

Web TV