“Patriotët që kërkuan ndihmën e Fashizmit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Aleksandër Cangonja

Gazeta “La Stampa” e datës 9 Prill 1939 dy ditë mbas pushtimit që Italia Fashiste i bëri vendit tonë, publikoi letrat që njërëz me influencë në vendin tonë i kishin dërguar Benito Musolinit 3 muaj përpara ndërhyrjes Italiane në Shqipëri. Fakti është se Italianë me anë të publikimit të këtyre letrave mundoheshin të relativizonin pushtimin e tyre si shpëtimtarë të Shqipërisë nga regjimi i “tmerrshëm” i Ahmet Zogut.

Autorët e letrave janë figura publike të cilët midis tyre kundërshtarë të mbretit Zog por edhe bashkëpuntorë të tij të afërt të cilët kishin mbajtur pozicione kyçe në administratën e shtetit Shqiptar. Apeli i patriotëve Shqiptarë ndaj Italisë nga Dhjetori në Shkurt ! Romë 8 Prill.

Kjo është lista e emrave të disa prej nënshkruesve kryesorë të thirrjeve të shumta drejtuar qeverisë Fashiste, gati prej disa muajsh në emër të popullit Shqiptar, ku u lyp nevoja e ndërhyrjes së Italisë në Shqiperi: Gjon Marka Gjoni – princ i familjes së principatës së Mirditës, Bib Doda komandant i rajonit të Mirditës, Maliq Bushati ish deputet që i përket familjes së shquar Bushati nga Shkodra, Nush Bushati ish ministër i arsimit publik ish deputet, inspektor i pergjithshem ne oborrin e mbretit Zog, Cen Elezi njëri i shquar i krahinës së Dibrës dhe Matit, Jak Koci deputet i Dibrës dhe Matit, Xhaferr Taga personazh i shquar nga Kruja, Kol Ndou Bajraktari i Shalës, Lulash Gjeloshi bajraktar i Shoshit, Miftar Kaloshi kreu i Lurës, Ndoc Pistuli ish antar i regjencës së republikës së Shqiperisë nga Shkodra, avokat Shefqet Celkupa nga Durrësi.

Kanë dërguar gjithashtu thirrje në emër të komuniteve ku drejtojnë dhe krerët: nga rajoni i Kosovës Osman Lita, Ali Spahija, Halil Sharra, Mehdi Bajrami, Murati. Rajoni i Dibrës: Zenel Trazzi, Muharrem Hoxha nga Dardha, Hazis Kasemi, Selim Sina, Dervish Lusha. Nga krahina e Lurës : Brahim Gjoci. Nga Mati: Kapllan Ollomani. NA SHPËTONI ! Ja disa nga shkrimet e atyre që apeluan ardhjen e DUÇES: “Për shkëlqesine e tij kreun e qeverisë Italiane Romë.

Për te shpëtuar Shqipërinë nga mungesa e rregullit, nga korrupsioni dhe nga shpërbërja e cila po ndodh, kërkojmë ndërhyrjen e Italise me në krye udhëheqësin e madh tê fashizmit Duçen, prej të cili nga jashtë nuk ekziston, nuk ka ekzistuar dhe nuk do të ekzistojë kurrë shpëtimi për popullin tonë. Ne me anë të këtij mesazhi ju kërkojmë, nga thellësia e zemrës sonë, e patriotëve Shqiptarë, per tju ofruar mbretit tuaj Viktor Emanuelit kurorën e mbretërisë së Shqipërisë.

Si dëshmi të pranimit të kërkesës nga ana juaj ne kërkojmë të mbërritjen e menjëhershme të kontit Galeazzo Ciano, të cilin jemi mësuar ta duam, dhe një përfaqësim të ushtrisë suaj trime që të na garantojë pavarsinë, integritetin dhe qetësinë e njerëzve dhe territorit tonë, si dhe vazhdimin e traditave tona të lavdishme.” Firmosur Gjon M. Gjoni 10 Janar 1939. “Për shkëlqesinë e tij Benito Mussolini, Duçja i Fashizmit Romë.

Lexo edhe :  FOTOLAJM/ Shkrepet fotoja familjare e samitit për Ukrainën, Rama dhe Zelensky në qendër

Ne të nënshkruarit, në emër të gjithë popullit shqiptar, dhe me tê njëjtën besim që besimtari i vërtetë i lutet Zotit, të lodhur nga tirania e Zogut, ne ju bëjmë thirrje, të na qeverisni me ligjet tuaja dhe me drejtësinë tuaj, ju bëjmë thirrje të dërgoni menjëherë kontin Galeazzo Ciano i cili është përfaqësuesi juaj dhe udhëheqësi jonë, të cilin jemi mësuar ta duam, sillni ushtrinë tuaj që të na mbrojë dhe të na lejojë të jetojmë dhe punojmë të qetë.

Ne jua dorëzojmë popullin dhe territorin tonë, sepse ju i konsideroni ata një pjesë të integruar të perandorisë së madhe të Savojës, dhe jemi te bindur se në një kohë shumë të shkurtër ky popull dhe këto troje, të nëpërkëmbura dhe të shtypura deri më sot, do të gjejnë dritën e vërtetë në madhështinë e Romës”. Tirane 15 Shkurt 1939 – firmosur nga Jak Koci dhe Miftar Kaloshi. “Për shkëlqesinë e tij Mussolini, Rome.

Ne kemi parë nga Viktor Emanueli shumë prova të dashurisë për vendin tonë dhe duam të jemi të besueshëm tek ju për të na dhënë shpëtimin material dhe moral të Shqipërisë, e cila mund të vijë vetëm nga Roma. Ne kërkojmë tju ofrojmë zgjedhjen e sovranit të Shqiperisë shtëpisë së Savojës, patriotët Shqiptarë të lidhur me dashuri të sinqertë ndaj Italisë, ne dëshirojmë të sigurojmë të ardhmen e atdheut tonë, në këtë situatë dëshpëruese në të cilën jemi.

Ju lutemi që të sillni këtu kontin Çiano, që e gjithë Shqipëria e nderon, për të rregulluar strukturën e ardhshme të vendit tonë. Në rast pamundësie, ne mirepresim dërgimin e trupave Italiane për sigurinë e vendit tone”. Durrës 11 Shkurt 1939 – firmosur nga avokat Shefqet Çelkupa. Të dënuar për tu rrënuar ! “Shkëlqesisë së tij Benito Mussolini, Romë. Ne kërkojmë nga ju, për të na dhënë shpëtimin ku vetëm nga Roma do vinte. Pas provave të shumta të dashamirësisë të mara prej jush, ju lutemi që të bëni çmos që shtëpia e Savojës të pranojë kurorën e Shqipërisë. E bëjmë këtë ofertë si patriotë të mirë Shqipëtarë, duke dashur të sigurojmë të ardhmen e atdheut tonë, duke parë situatën dramatike ku ndodhemi./Jo.Be/Fjala.al

 

Të fundit

Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Do të dal në zgjedhje me partinë time

Një deklaratë befasuese është bërë sot në një program televiziv nga avokati Spartak Ngjela ku u shpreh se në...

VIDEO/ Inter triumfon ndaj Genoas, Kristjan Asllani gjen golin e parë me zikaltërit

Inter siguron fitoren e 12-të në 12-të ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet, ndërsa mori tri pikët në ndeshjen ndaj Genoa-s në “San Siro”. Sfida...

NATO nuk mund të ruajë Shqipërinë dhe Kosovën nga shqiptarët antiperëndimorë

Nga Mero Baze, Kur u ndërtua baza ushtarake e Kuçovës, që sot u bë bazë e NATO, qyteti quhej Qyteti “Stalin”. E ndërtuar një vit...

Fansi i Marilyn Monroe bën ‘çmendurinë e pazakontë’ pas vdekjes së ikonës së bukurisë

Një fans i vjetër e Marilyn Monroe po shpenzon mijëra paratë e tij për të bërë fushatë për Akademinë për t’i ofruar asaj një...

Hapja e bazës ajrore të NATO-s në Shqipëri merr vëmendjen e Reuters dhe Associated Press

Hapja e bazës ajrore të NATO-s ditën e sotme në Kuçovë ka marrë vëmendjen e mediave më të mëdha ndërkombëtare Reuters dhe Associated Press. Fakti që kjo bazë...

Lajme të tjera

Web TV