Robin Krasniqi shpallet kampion bote, Balla: Na bëre krenarë të gjithë ne shqiptarët anë e mbanë globit

Mbrëmë boksieri Robin Krasniqi fitoi titullin kampion bote në WBA dhe IBO.

Pas fitores së Krasniqit ka reaguar dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Nëpërmjet një statusi në facebook Balla ka shkruar përkrah fotos: Na bëre krenarë të gjithë ne shqiptarët anë e mbanë globit.

Shqiptari  nga Juniku i Kosovës arriti të fitojë dy tituj duke habitur edhe mediat gjermane.

Krasniqi u përball me gjermanin Dominic Boesel  në “GETEC Arena” të Magdeburgut dhe ia doli të triumfonte në raundin e tretë me “KO”.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Bravo?kampioni?i ri i botës Robin Krasniqi.

Na bëre krenarë të gjithë ne shqiptarët anë e mbanë globit ????

Jo.Be/Fjala.al