Vrasja në Malësinë e Madhe/ Burg për të atin e Daniel Pepajt: Nuk kam dijeni për parcelat me drogë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është vendosur masa “arrest me burg” për Rrok Pepajn, babai i Daniel Pepajt i dyshuari kryesor për vrasjen e dy të rinjve në Malësinë e Madhe.

Rrok Pepaj ka mohuar të ketë lidhje dhe dijeni për kultivimin e kanabisit dhe parcelën me lëndë narkotike që është gjetur nga policia ndërkohë që kërkonin në mal trupat e Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj.

Babai i Daniel Pepaj është shprehur se nuk kishte dijeni për kultivimin e lëndës narkotike në atë parcelë dhe se ka shkuar me policinë vetëm për të ndihmuar në gjetjen e trupave.

“Nuk kam patur dijeni për parcelën sepse në mal kam mbajtur bagëti dhe kam mbledhur boronica. Unë thjeshtë e njoh si zonë pjesën malore por nuk e kam ditur se ku ka parcela. Di faktin që djali im ka patur një ngatërresë dhe se e kanë rrahur. Djalin tim se kam parë prej disa ditësh dhe di vetëm që janë ngatërruar dhe se e kanë rrahur disa persona. Unë nuk kam asnjë faj dhe nuk kam lidhje me këto pune sepse une jam i semure dhe kam edhe gruan të sëmurë.”, pohoi Rrok Pepaj. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV