Atentati ndaj Arjan Ndoja/ Prokuroria e Posaçme kërkon shtyrjen e hetimeve me tre muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar shtyrjen me tre muaj të hetimeve të dosjes së tentativës për vrasje të prokurorit të Prokurorisë së Durrësit, Arjan Ndoja.

Në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Posaçme, SPAK ka kërkuar shtyrje pasi ka nevojë për hetime të tjera më të thelluara, një kërkesë e pranuar nga gjykata.

Aktualisht për këtë çështje është nën masën e sigurisë “arrest me burg”, Redjan Rraja, dhe personi i dytë i dyshuar si bashkëpunëtor në krim, Arjol Halilaj.

Atentati ndaj prokurorit Ndoja ndodhi në datën 1 nëntor të vitit të kaluar. Si pasojë mbeti i vdekur Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoja, i cili u nda nga jeta pesë ditë pas atentatit në Spitalin e Traumës në Tiranë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit e pranon: Fëmijët në kopësht u helmuan

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit ka reaguar pas lajmit se disa fëmijë të një kopështi shtetëror në Gramsh janë...

KQZ miraton rezultatin final të zgjedhjeve, PD ankimon për Kukësin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në 12 qarqet e vendit, duke i hapur rrugë fazës së...

Kapet në Firence çifti shqiptar me 23 kg kokainë të pastër

Një operacion i policisë italiane në Firence ka çuar në arrestimin e një çifti shqiptar, të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Dy të rinjtë,...

Taylor Swift e lumtur që miqësia me Lively ka mbaruar!

Taylor Swift thuhet se ka hequr dorë nga miqësia e saj dhjetëvjeçare me Blake Lively pasi u përfshi pa dëshirë në dramën ligjore të...

Lamtumira e një legjende, Luka Modric përcillet mes duartrokitjeve nga Bernabeu

Real Madrid e ka mbyllur me fitore këtë edicion në La Liga, duke mundur në “Santiago Bernabeu” Real Sociedadin me shifrat 2-0, ku protagonist...

Lajme të tjera

Web TV