Basketboll/ Sekretari i FSHB-së, Llazani, apel autoriteteve: Na lejoni të luajmë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komuniteti i basketbollit ka përsëritur sërish apelin për lejimin e lojërave me dorë, për më tepër, teksa Federata Botërore e këtij sporti ka përcaktuar edhe datat e kalendarit ndërkombëtar, ku merr pjesë edhe Shqipëria. “Situata e epidemisë, ashtu si në gjithë jetën e vendit, edhe në sektorin e sportit të basketbollit, ka sjellë një problematikë shumë të madhe, – deklaroi Sekretari i Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, gjatë një konference për shtyp, të mbajtur të hënën në kryeqytet.

“Nuk mjaftoi ndërprerja e edicionit të kaluar, për të cilin ishim të vendosur për ta përfunduar në parket, por ka vazhduar mbyllja e çdo palestre dhe impianti deri më sot, duke e bërë këtë veprimtari sportive inekzistente, – vijoi ai. – U jemi drejtuar, të gjitha instancave shtetërore, duke filluar nga data 28 maj 2020, dërgimi i udhëzimeve të FIBA-s dhe kërkesën për përmbylljen e edicionit 2019-2020 me të gjitha kategoritë në parket dhe për këtë qëllim ne përgatitëm kalendarin sipas udhëzimeve të mbërritura nga FIBA dhe me protokolle të përshtatura për vendin tonë.”

“Përgjigja ishte negative dhe e bërë publike nga vetë znj. Mira Rakacolli si Kryetare e Komisionit Teknik të Ekspertëve për Covid-19, prej nga dalin të gjitha njoftimet zyrtare, – ka vijuar zyrtari i FSHB-së. – Komunikimi, nga data 28 maj 2020, ka qenë intensiv duke kërkuar jo vetëm një informacion për ecurinë e kampionatit, por edhe dhe njoftimeve të vendimeve të Komitetit Drejtues për edicionin e ri, si edhe njohjes me veprimtarinë e Ligës Unike, që pritet të fillojë në fund të tetorit, teksa qeveria e Kosovës dhe të gjitha qeveritë e vendeve të Evropës e kanë dhënë “dritën jeshile” për rifillimin, madje edhe me spektatorë.”

“Shqetësimi ynë kryesor është indiferenca ndaj kthimit të përgjigjes, qoftë edhe negative, por, mesa duket, koha nuk u ka mjaftuar autoriteteve të bëjnë një analizë apo t’u përgjigjen kërkesave të sportit, veçanërisht basketbollit dhe kundrejt ndërkombëtarëve”, – ka shtuar ai. Për Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit pjesëmarrja ndërkombëtare kërkon standarde. “Është për tu alarmuar, sepse tanimë FIBA ka shpallur datat e zhvillimit të veprimtarive ndërkombëtare me grumbullim.

Lexo edhe :  Bledi Shkëmbi flet pas derbit: “Ky barazim djeg si humbje, duhet të bënim tre gola”

“Përkatësisht, për femra në Stamboll të Turqisë, nga data 12, deri më 15 nëntor 2020, dhe për meshkuj në Matosinjos të Portugalisë, nga data 26, deri më 29 nëntor 2020, – ka sqaruar Llazani. – Në këto grumbullime do të luhen nga dy ndeshje të cilat ishin të parashikuara me vajtje ardhje. Kushtet e pjesëmarrjes janë serioze, ekipet duhet të fillojnë pregatitjet për Kampionatin Kombëtar, duke vazhduar me tej me përzgjedhjet për ekipet kombëtare, për të qenë gati për ndeshjet e nëntorit.” Për këtë arsye, ai e cilëson si të paprecedentë gjendjen.

“Gjendemi përpara një skandali jo vetëm profesional por edhe ndërkombëtar, duke mos pasur kohë të bëjmë përgatitjen optimale, – ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i FSHB-së. – Nuk e kuptojmë guximin e hekurt të autoriteteve shëndetësore për të mos kthyer përgjigje! Nuk besojmë se pallatet e sportit në Shqipëri janë vatra të rrezikshme evropiane apo botërore të “Covid-19”-së, apo të jemi ne si epiqendra e sëmundjes, Uuhani.” Ndërkohë, nr. 2 i organizmit që qeveris koshin në vend ka përkrahur kërkesat e parashtruara nga komuniteti i futbollit, sidomos sa i përket ligjit të sponsorizimeve.

“Ne kemi qenë bashkëudhëtarë në kërsat e vazhdueshme dhe unë personalisht në studio televizive jam shprehur publikisht, madje duke e ndarë mjaft mirë ligjin e sportit me ligjin për sponsorizimin. Ne jo vetëm që e mbështesim kërkesën për të futur mendësitë e reja të sponsorizmit në sport, duke rritur interesin, përqindjen dhe çdo kontribut të mundshëm në adresë të sportit. Megjithatë sport nuk duhet konsideruar vetëm futbolli, por duhet konsideruar si një aset publik me një mison të qartë në shërbim të popullatës”, – ka përfunduar Llazani.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Turizmi e ndërtimi do rrisin me 4% ekonominë, BSH: Pa zhvlerësimin e valutave çmimet do..

Ekonomia e vendit do të rritet me 4% këtë vit, parashikon së fundi Banka e Shqipërisë duke veçuar se...

Skiatorja italiane nderon sërish Shqipërinë: E lumtur, ia dola edhe me temperaturë

E ka mbyllur ne vendin e 7-te debutimin e saj në kampionatin Botëror Lara Colturi mes 10 të mirave të botës së skive alpine...

Protesta masive në Belgjikë, mijëra qytetarë të pakënaqur me reformat në pensione

Mijëra qytetarë morën pjesë në protesta masive në Bruksel kundër reformave të pensioneve të propozuara nga qeveria e re e Belgjikës. Protestuesit, që i...

Inteligjenca artificiale, konsumi i lartë i energjisë dhe ndikimi tek mjedisi

Ndërsa fuqitë botërore përpiqen të marrin rolin udhëheqës në teknologjinë e inteligjencës artificiale, ekspertët nxjerrin në pah koston që kjo teknologji shkakton ndaj mjedisit. Një...

PD dhe SPAK heshtin, por pse nuk u mor nën hetim Erinda Ballanca

Interesant është fakti se në dosje thuhet se presioni punonjëses iu bë personalisht nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, bashkë me Bushkën. SPAK ka vendosur të...

Lajme të tjera

Web TV