ISHP-ja rihap tenderin, 166.2 milionë lekë për blerjen e kiteve të Co*vid-19

Instituti i Shëndetit Publik ka rihapur një tender për blerjen e kiteve të Covid-19.

Është publikuar dokumenti zyrtar i hapjes së këtij tenderi vlera e të cilit shkon në 166.2 milionë lekë.

Të gjitha kompanitë që janë të interesuara kanë një afat deri në 2 nëntor për tu bërë pjesë e kësaj gare dhe për tu shpallur fitues.

Një prej kushteve të përcaktuara në njoftimin e ISHP-së  është edhe çmimi për njësi i artikujve në 563 lekë pa TVSH .

Kompanitë duhet të ofrojnë deri në këtë çmim për të qënë fitues të mundshëm.

Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: “Blerje Kit (tamponë + terren) dhe tamponë orofaringeal e nazofaringeal, për marrjen e mostrave të testimeve COVID-19” Marrëveshje Kuadër me një operatorë ekonomik – ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara – me afat 1 vjeçar (12 muaj)”, thuhet në njoftimin e tenderit.

 

Vlen për tu kujtuar se që prej fillimit të pandemisë janë hapur dhjetra tendera për blerjen e kiteve të Covid-19, ndërsa ky i fundit vjen në një kohë që rastet janë rritur ndjeshëm. /Ra.My.Fjala.al/