Kosovë: Miratohet në lexim të parë projektligji për rimëkëmbjen ekonomike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë të ditur se e mirëpret votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në vlerë 365 milion euro si injektim i vetëm dhe konkret për sektorin privat.

“AKB e vlerëson si hap të vonuar të deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët sot votuan këtë Projektligj pas tentimit të Qeverisë së Kosovës për të shtatën herë duke e kuptuar më në fund rëndësinë e mbështetjes së ekonomisë, qytetarëve, bizneseve dhe prodhuesve vendorë, por edhe rrezikun për stabilitetin makrofiskal duke i rrezikuar edhe vet pagat e sektorit publik”, njofton AKB-ja.

Sipas tyre. ekonomia e Kosovës po kalon nëpër sfidat e kohës së Pandemisë ekonomike, për te cilën po e rëndon edhe më shumë pandemia politike e cila e ka përgjegjësin kryesore për të siguruar mirëqenie për qytetarë dhe biznese duke aprovuar ligje për rimëkëmbje të ekonomisë dhe zhvillimit të saj pa hezitim e ngarkesa politike qe po e shkatërrojnë ekonomin, prodhimin dhe eksportin dhe duke rritur papunësinë ne vend.

“AKB shpreson se tejkalimi i Pandemisë politike është mundësi reale për miratimin dhe ratifikimin e ligjeve në të mirë të ekonomisë dhe Prodhuesve Vendor”, përfundon njoftimi. /VOA/

Të fundit

Vrasja e Ilaria Sulës, nëna e Samsonit e pranon: E ndihmova të pastronte vendin e krimit

Prindërit e Mark Samsonit, 23-vjeçarit që vrau ish-të dashurën e tij shqiptare Ilaria Sula në Romë, kërkojnë falje ....

Hapja e fushatës, demokratët zbresin në shesh në 11 prill! Krah Berishës edhe LaCivita

Partia Demokratike do të hapë fushatën zyrtarisht në datën 11 Prill, në ditën e parë të periudhës zyrtare të fushatës elektorale dhe 1 muaj...

Dita Botërore e Shëndetit, në Shqipëri 245 bebe humbën jetën pa mbushur 1- vjeç në 2023

“Fillime të shëndetshme për një të ardhme me shpresë” është motoja e zgjedhur për këtë vit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Ditën e...

Epokë e re në ekonominë botërore/ A po ndikohet Shqipëria nga tarifat tregtare të reja ?

Eksperti i ekonomisë Adrian Civici  i ftuar në A2 CNN u shpreh se ka filluar një epokë e re në marrëdhëniet ekonomike, financiare në...

Nisma, çelësi për qeverinë e re, ekspertët flasin për “kontrabandim” të deputetëve

Negociatat për formimin e qeverisë së re në Kosovë po zhvillohen larg syrit publik. Analistët politikë vlerësojnë se në kushtet aktuale një koalicion mes...

Lajme të tjera

Web TV