Leonard Karaj: “Atij që shpiku votën kontestuese në PD, i duhet dhënë “nobeli i ligësisë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet e anëtarësisë së PD-së për kandidatë për deputetë përfunduan në 12 qarqe të vendit, çfarë treguan këto zgjedhje?

Qasja demokratike që kjo forcë politike tentoi të bënte me mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë ishte ca si shumë “skandinave” në një vend me pluralizëm hibrid. Që në fillim, kur Basha erdhi në drejtim të PD-së, tentoi të bënte një opozitë ndryshe, më evropianiste, më pak radikale, por shumë larg kontekstit shqiptar.

Nuk mund të sillesh si danez apo holandez, në një vend si Shqipëria… Një gjë e tillë u vërejt edhe në përzgjedhjen e kandidaturave, proces ky i proklamuar me shumë bujë nga kryesia e PD-së. Që të kuptohemi: nuk kam qenë kundër kësaj ideje, por mënyrës së implementimit të saj.

Si fillim, fakti se nuk kishte kritere rigoroze, të mirëpërcaktuara për ata që duhej të ishin në këto lista, bëri që si kandidatë për deputetë të figuronin edhe personazhe gati groteske, jo rrallë herë edhe ordinerë lokalë, që përkundrejt një propozimi nga “vëllezër siamezë” brenda PD-së, e shkruan emrin e tyre në listat “kandidatë të mundshëm” për deputetë. A ishte kjo një qasje qytetare për një parti që pret të vijë në qeverisje?

Unë them se jo… madje gati-gati e ktheu këtë proces në “alla portokalli” – “hë mo, të jem në listë pra, se nëse nuk bëhem deputet, të paktën një drejtorllëk do ta kap”. Kjo ishte ajo çka prodhoi më së shumti faza e parë.Më pas seleksionimi e rriti disi besueshmërinë e këtij procesi, por nuk largoi problematikën në vetvete, pasi inatet brenda familjes, nëse kishte të tilla dhe ende jo të dukshme, tanimë morën formë dhe trajtë, duke u kthyer në problem.

Arsyeja qëndronte më së shumti te mënyra e përzgjedhjes, pasi në vend që të kualifikoheshin ata që merrnin më shumë vota, ndodhi e kundërta, pasi anëtarësia do të duhej të votonte për ata që nuk i donte… Tani, se cili “mendjendritur” në PD shpiku këtë mënyrë votimi, në gjykimin tim, do të duhet konsideruar për “nobelin e ligësisë”. Një tjetër hile në këtë proces lidhet edhe me kandidimin tashmë në Tiranë, të disa figurave të konsideruara si të konsumuara.

Duket se Basha dhe lidershipi i PD-së e ka kuptuar edhe më parë sesa anëtarësia, se personazhe si Genc Pollo, Florjon Mima, Agron Shehaj, Aleksandër Biberaj, Arben Ristani etj., të cilët kanë qenë në krye të qarqeve të ndryshme gjatë 10 viteve të fundit, nuk do të votoheshin, për shkak të përplasjeve me bazën, aktivitetit të vakët politik dhe rezultateve aspak të mira që PD-ja pati marrë me këta të fundit ne krye të këtyre qarqeve. Kësisoj, për t’i pasur gjithsesi, i futi në listën paraprake të Tiranës.

Baza e PD-së ka larguar ose votuar masivisht kundër disa personazheve si ish-kryebashkiakë apo edhe individë brenda kupolës së PD-së. Çfarë tregon ky fakt dhe si po e lexon votën e anëtarësisë së tij z. Basha?

Pikërisht, mënyra se si duhej të skualifikoheshin nga lista kandidatët ishte më e keqja e mundshme. Nuk besoj se ish-kryebashkiaku i Kukësit është larguar nga lista se nuk parapëlqehej nga anëtarësia e PD-së në atë qark. Përkundrazi. Ky i fundit (të paktën ky), është votuar për të qenë pjesë e listës, por fatkeqësisht ata që patën votuar ishin në padituri të plotë të këtij konceptvotimi.

Diçka ndryshoi në ditët në vijim (duke vërejtur problematikat e hasura në Kukës, qarku ky që bëri i pari të tilla zgjedhje), por gjithsesi pa krijuar cilësi, pasi në 90% të rasteve, të gjithë kandidatët u konfirmuan nga anëtarësia, a thua se PD-ja ka kaq shumë kapacitete, sa mund të nxjerrë mbi 1000 deputetë. Teksa “ndëshkimi” i disa figurave, si në Pogradec për shembull, me z. Balliu dhe me ish-kryebashkiakun Kapri, u pa qartë se më së shumti kemi të bëjmë me inate personale, sesa me përzgjedhje për shkak të kontributit të vakët të këtyre të fundit.

Lexo edhe :  ‘PD dhe PS na vodhën programin!’/ Basha prezanton Pëllumb Seferin te Njësia 8

Të mos harrojmë se, të paktën, Klevis Balliu ka qenë një nga deputetët dhe ish-deputetët më aktivë të PD-së gjatë tri viteve të fundit, ndaj në gjykimin tim, askush më shumë sesa ai nuk do ta meritonte që të ishte sërish në listën e kandidatëve për deputetë të kësaj force politike.

Askush më shumë sesa z. Balliu nuk ka qëndruar i palëkundur, ditë-natë, ndaj një kauze madhore si ajo e Unazës së Madhe, ndërkohë që një pjesë shumë e madhe e ish-deputetëve dhe anëtarëve të Kryesisë së PD-së ishin dhe janë ende në gjumë letargjik. Në këtë kontekst, a ka sens dhe a mund të konsiderohet i drejtë votimi i anëtarësisë së PD-së, kur lihet jashtë një politikan kaq aktiv, edhe në kohë kaq të vështira, si ato që ka kaluar PD-ja gjatë tri viteve të fundit (!!??)…

Një nga fenomenet e zgjedhjeve të vitit 2017 ishte pjesëmarrja e ulët në votime e simpatizantëve të Partisë Demokratike, ndërsa aktualisht kemi një pjesëmarrje të lartë të anëtarësisë në përgjedhjen e kandidatëve, në një masë mbi 65%. A është ky një tregues për ndryshime në linjën drejtuese të Bashës?

Nuk përbën aspak risi kjo gjë. Pas mjaltit mblidhen edhe grerëzat dhe jo më bletët… Unë nuk e shikoj si një ndryshim, për shkak të linjës drejtuese të Bashës. Lidershipi i PD-së ka qenë i tillë që në 2014-ën, kur Lulzim Basha erdhi në krye të kësaj force politike. Ka pasur probleme organizimi, përshtatshmërie, por më së shumti besueshmërie.

Gjithsesi, rritja e pjesëmarrjes nuk ka ardhur për shkak të këtyre të fundit, më shumë sesa për faktin se një pjesë e mirë e votuesve të djathtë (jo atij tipik), shkon andej nga fryn era. Dhe në rastin konkret, duke parë edhe zullumin e jashtëzakonshëm të qeverisjes së “rilindjes” po tenton të shitet te PD-ja.

Madje, nuk do të jetë aspak çudi që njerëz që deri dje dhe sot ishin edhe në drejtim, në dikastere të ndryshme në administratë, nesër të bërtasin edhe më shumë sesa militanti i PD-së, kundër Ramës, vetëm e vetëm që të lënë përshtypjen e “opozitarit të thekur”. Nga të tilla personazhe ka vuajtur gjithmonë PD-ja, dhe me gjasë duket se do t’i mbajë ende në kurriz. Si përfundim, unë mendoj se ky proces më shumë i vlen Bashës për “ta zhveshur” nga një lloj përgjegjësie, por jo se lista e kandidatëve nuk do të dalë ashtu sikundër do dëshirojë ky i fundit dhe lidershipi i PD-së.

Ndaj do të ishte naivitet të besohej se lista e deputetëve realisht do të përcaktohej nga anëtarësia. Dhe kur vëren me kujdes propozimet e bëra që në fillim nga anëtarësia dhe mënyra e votimit, deri-diku, “ndërhyrja” e lidershipit të PD-së  në përpilimin e kësaj liste do të ishte tejet e justifikuar, pasi, në të kundërt, nëse do t’i lihej tërësisht në dorë anëtarësisë, nuk do të ishte çudi që të kishim një listë pak të thuash, mediokre dhe ordinere.

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit

Ndalesa e trenit me printim 3D mbërrin në Japoni

Një stacion treni i printuar brenda natës mund të merrte formë vetëm në Japoni , në vendin e Shinkansen dhe ndenjëset e trenit...

Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana shkatërron Partizanin në “Air Albania”

Tirana kthehet të fitojë derbin pas 10 ndeshjesh pa shijuar suksesin në sfidën e ethshme të kryeqytetit dhe e bën në momentin e duhur....

Çfarë po thur Vuçiç me rusët? Presidenti serb takon “njeriun e Putinit”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Boçan Kharçenko, menjëherë pasi emëroi kandidatin për kryeministër. Sipas njoftimi zyrtar, ata biseduan...

Parajsa tokësore e ndaluar për njerëzit/ Ky është ishulli i banuar vetëm nga gjarpërinjtë

A do të shkonit me pushime në një ishull tropikal të mrekullueshëm, të pabanuar, një parajsë e vërtetë tokësore, nëse do t'ju thoshin se...

Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërc*non Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës..

Laert Vasili dhe Gjesti janë përfshirë në debate të ashpra këto ditë në shtëpinë e Big Brother. Ka qenë aktori që ka lidhur një moment...

Lajme të tjera

Web TV