Balla nga Elbasani: Shqiptarët s’kanë  alternativë më të mirë sesa Partia Socialiste

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi nga Elbasani se shqiptarët nuk kanë një alternativë më të mirë sesa Partia Socialiste për të votuar më 25 prill.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Drejtuesi Politik i PS-së për Qarkun e Elbasanit thekson se kundërshtari shumë i dobët dhe i pabesueshëm për t’i dhënë votën, nuk krijon një garë të mirëfilltë idesh, programesh dhe ekipesh.

Sipas Ballës, gjatë dy muajve në vijim përmes Platformës Digjitale PS do të marrë nga anëtarësia vlerësimin mbi performancën e ministrave dhe deputetëve.

Ndër të tjera Balla theksoi se tërmeti dhe pandemia nuk ishin ngjarje dosido, por janë nga ato ngjarje që tundin tokën nën këmbët e një vendi të tërë dhe jo më të një qeverie. Gjithashtu numri dy i PS-së shtoi se shqiptarët janë dëshmitarë dhe gjyqtarë të pagabueshëm.

la.mi/fjala.al