“6 në 4 biznese”/Basha sqaron lapsusin e një dite më parë

Kryedemokrati Basha sqaroi gjatë konferencës së tij për shtyp, lapsusin që bëri një ditë më parë ku u shpreh “6 në 4 biznese”. Për këtë lapsus Basha u ironizua dhe nga kryeministri Rama.

Kreu i PD-së u shpreh se ajo që donte të thoshte ishte se 6 në 10 biznese janë në kushtet e falimentimit dhe sipas tij këtë e thotë Banka Botërore.

Nuk ka rëndësi nëse bëj një apo dy lapsuse.  Ato lapsuset e mia nuk i kushtojnë asgjë shqiptarëve. Ajo që i kushtojnë shqiptarëve është e vërteta”, tha Basha ndër të tjera.

Lulzim Basha tha gjatë konferencës për shtyp se Shqipëria është e papërgatitur për pandeminë dhe se sistemi shëndetësor është në kolaps.

Basha u shpreh që vendet në spitale janë plotësuar 100%  dhe se paralajmërimet e Partisë Demokratike kanë rënë në “vesh të shurdhër”.

Ajo që paralajmëruam prej dy javësh, po ndodh. Sistemi shëndetësor po shkon drejt kolapsit. I është rikthyer ritualit të dërrdëllitjeve, për sa i përket Covidit ka vetëm një fjalë: ‘Vini maskën!’. Nuk ka asnjë plan“, është shprehur Basha.

Jo.Be/Fjala.al