Basha vazhdon me lapsuset, reagon Rama: Je njish zemër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i vendit Edi Rama, të martën ironizoi edhe një herë tjetër kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha në lidhje me gafat e tij të bëra gjatë kohëve të fundit.

Përmes një shënimi të shkurtër në Instagram, Rama i vuri në dukje gafën e radhës.

“Je njish zemër” shkuan kryeministri.

Ditën e sotme ndërkohë që Basha ka folur për lapsuset dhe për gafat që mund të ketë bërë, ka bërë sërish një tjetër gafë  duke thënë ‘lapse’ në vend të ‘lapsuseve’.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është vënë në fokus të mediave dhe rrjeteve sociale për disa lapsuse të vazhdueshme që ka bërë në konferenca për shtyp, por edhe në  takime me qytetarët.

Cilat kanë qënë disa nga gafat e vazhdueshme të kryedemokratit Basha ?

“6 nga 4 biznese nuk nxjerrin fitim” ka thënë, Basha në një prononcim për mediat 2 ditë më parë ku  foli për planin me 5 pika për ekonominë të PD-së.

Kjo nuk është hera e parë që kreu i PD-së, Lulzim Basha bën gafa të tilla teksa përpiqet të japë shpjegime për ekonominë.

“7×7 = 42” ka theksuar kreu i demokratëve tre vite më parë ndërkohë që i kundërpërgjigjej kryeministrit Rama nga foltorja e Kuvendit për koncensionet e inceneratorëve.

“Flamuri që u ngrit në 28 nëntor 1944. Ah jo, prit:28 nëntor 1444” Kryetari i Partisë Demokratike ka bërë një gafë pas homazheve që mbajti në 5 maj 2018, në Varrezat e Dëshmorëve.

/Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV