Vijojnë përplasjet mes policisë dhe protestuesve në rrugët e Minsk. Këtë herë qytetarët protestonin kundër arrestimeve masive të kryera gjatë fundjavës.
Në fundjavën që lam pas më shumë se 700 persona u ndaluan gjatë protestës e cila përbën tubimin e nëntë radhazi kundër regjimit të presidentit Lukashenko, protesta të nisura pas 9 gushtit kur u zhvilluan zgjedhjet presidenciale.
Në mesin e tensioneve Policia akuzon protestuesit se kanë nisur të bëhen të dhunshëm.
Oficerët janë autorizuar se nëse është e nevojshme të përdorin forcën kundër demostruesve.
Gennady Kazakevich, zv.ministri i parë i Brendshëm i Bjellorusisë tha se“Ne nuk do të lejojë rrëmuje në rrugë do të sigurohet që në vend të vendoset rend dhe rregull.
Oficerët e zbatimit të ligjit dhe të tjera forca do të përdorin pajisjet e nevojshme të kontrollit e nëse do të jetë e nevojshme edhe armë vdekjeprurëse” . Ru. Do/Fjala.al