Cakaj vizitë në Maltë, takohet me homologun Bartolo: Thellim i bashkëpunimit mes dy vendeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ndodhet në Maltë, ku po zhvillon një vizitë zyrtare dy ditore.

Vizitën e tij, Kryediplomati Cakaj e nisi duke zhvilluar një takim me homologun e tij, Ministrin e Jashtëm dhe për Çështjet Evropiane të Maltës, Evarist Bartolo.

Gjatë takimit, homologët theksuan rëndësinë e nënshkrimit të Traktatit të Miqësisë mes dy vendeve, si shprehje e qartë e vullnetit të përbashkët, për të promovuar dhe intensifikuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera.

Më tej, diskutimi u fokusua tek potencialet reale që kanë dy vendet sa i përket bashkëpunimit ekonomik, si dhe mbi nevojën për të thelluar edhe më tej këtë bashkëpunim, me fokus të veçantë tek energjia, turizmi, teknologjia dhe mjedisi.

Në këtë kuadër, bashkëbiseduesit u ndalën specifikisht tek programi i mbështetjes së studimeve të larta për diplomatët e Shqipërisë, si dhe ngritja e komisionit për bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve.

Gjithashtu, dy ministrat u dakordësuan për nevojën e rritjes së bashkëpunimit në kuadër të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke qenë se vendet tona kanë dakordësuar mbështjetjen e ndërsjellë për kandidaturat jo të përhershme respektivisht të Shqipërisë 2022-2023 dhe Maltës 2023-2024.

Ministri në detyrë Cakaj, vlerësoi gjithashtu, mbështetjen e Maltës dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj evropian, si një faktor tepër i rëndësishëm, për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, përgjatë Presidencës Gjermane./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mjeku vë alarmin për rritjen e infektimeve me sifiliz në Shqipëri

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” , ishte i ftuar mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili, i cili foli...

Ekspertja e gjuhës së trupit zbërthen shuplakë e së shoqes ndaj Macron: S’ishte aspak…

Brigitte Macron, nuk po luante kur e shtyu nga fytyra bashkëshortin e saj, presidentin Emmanuel Macron, edhe pse ai po përpiqej të na bindte...

Marrëveshja me Italinë, sot pritet të mbërrijë në Shëngjin anija me 30 emigrantë

Një grup tjetër emigrantësh pritet të mbërrijnë këtë të mërkurë në Shqipëri. Anija Spica e Marinës Ushtarake italiane, me rreth 30 migrantë në bord,...

Cili është plani i ri për ndihma në Gazë dhe pse po kundërshtohet nga grupet bamirëse?

Një grup – i mbështetur nga Uashingtoni – që është aprovuar nga Izraeli për të marrë përsipër shpërndarjen e ndihmave në Gazë, tha se...

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e tretë ja akset që do të bllokohen

Sot do të zhvillohet etapa e tretë e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë që nis në Elbasan dhe përfundon në Vlorë. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti,...

Lajme të tjera

Web TV