Holanda vendos bllokim të pjesshëm: Mbyllen baret dhe restorantet, alkooli ndalohet nga nesër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Mark Rutte ka njoftuar një bllokim të pjesshëm, duke filluar nga data 14 tetor, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19 në Holandë.

Mësohet se të gjitha baret dhe restorantet do të mbyllen nga ora 10 e mëngjesit, si dhe shitja e alkoolit do të ndalohet pas orës 20:00.

Grumbullimet më shumë se 4 persona do të ndalohen si jashtë, ashtu edhe brenda hapësirave të institucioneve.

Punonjësit do të duhet të punojnë nga shtëpia, nëse kushtet e punës nuk janë të përshtatshme, kurse shkollat do të qëndrojnë të hapura për momentin.

Kjo masë do të dëmtojë ekonominë, por është e vetmja zgjidhje, prandaj duhet të jemi të rreptë”, tha Rutte në një konferencë shtypi, duke i kërkuar qytetarëve që të vendosin maskën në mjediset publike, si muzetë dhe supermarketet.

Maska do të jetë e detyrueshme për të gjithë personat mbi 13-vjeç në hapësirat publike”, tha kryeministri holandez.

Rutte u shpreh se jemi të detyruar të respektojmë rregullat, pasi është e vetmja zgjidhje.

Holanda ka regjistruar 7.400 raste të reja me COVID brenda 24 orëve të fundit, një shifër kjo që s’ishte regjistruar që nga pranvera e kaluar./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Açka ironizon kolegët në PD: Janë vënë në radhë po shajnë SPAK

Deputetja demokrate Flutura Açka, ka ironizuar kolegët e saj në Partinë Demokratike, për të cilët thotë se janë vënë...

Pet Shop Boys, gjenia e pazakontë e Jack Bond dhe Jane Arden

nga Andrew Pulver Vdekja e Jack Bond në dhjetor të vitit të kaluar shënoi fundin e një kapitulli të jashtëzakonshëm – dhe çuditërisht të...

Thatësirë rekord në Europë këtë verë, ja shtetet më të prekura

Muajin e kaluar u regjistrua një thatësirë rekord në Europë dhe në hapësirën e Mesdheut. Më shumë se gjysma e tokës në vendet europiane, kryesisht...

Arrestime për incidentin në Novi Sad në Serbi, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë

Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Serbi do të mblidhet të shtunën në mesditë pas arrestimit të 11 personave – përfshirë një ish-ministër – një...

Ambasada Amerikane njofton për vizat: Kalimi i afatit mund të ndikojë përgjithmonë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një njoftim lidhur me rëndësinë e përdorimit korrekt të vizave amerikane. Në postimin e saj në ‘Facebook’, Ambasada thekson...

Lajme të tjera

Web TV