Kinemaja botërore në zi/ Ndërron jetë në moshën 76-vjeçare “Bond Girl”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 Aktorja dhe artistja e njohur, Margaret Nolan, e cila pati një rol të paharrueshëm në filmin klasik të James Bond të vitit 1964, “Goldfinger”, vdiq dje në moshën 76-vjeçare.

Vdekja e saj u njoftua të dielën në mbrëmje nga regjisori Edgar Wright, i cili kohët e fundit pati punuar me Nolan në filmin “Last Night In Soho”.

“Ajo ishte mesi i diagramit të Venit për gjithçka fantastike në vitet ’60. Ishte shumë gazmore, e mprehtë dhe, siç mund ta imagjinoni, e mbushur me histori nga më të mahnitshmet”, shkroi Wright në një homazh në Twitter.

“Jam shumë i lumtur që e njoha atë. Zemra ime shkon me familjen e saj dhe të gjithë ata që e donin atë. Ajo do të më mungojë shumë”, shtoi kineasti

Sekuenca e titullit të “Goldfinger”, filmi i tretë i serialit ekskluziv “007”, ku Nolan luajti rolin e Dinkut përkrah aktorit të njohur Sean Connery, si edhe marketingu i bërë për filmin, e paraqesin atë me pamjen ikonë të mbuluar me bojë ari dhe rroba banje.

Nolan e nisi karrierën e saj si modele.

Si aktore, ajo u shfaq në dhjetra projekte filmike dhe televizive, në një karriere që zgjati plot gjashtë dekada. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Sa mandate merr Partia Socialiste më 11 maj? Ja si përgjigjet Edi Rama

7 ditë para zgjedhjeve kryeministri Edi Rama tha për “Review” në Euronews Albania se në këto zgjedhje Partia Socialiste...

“Partitë e vogla s’lënë shesh pa vendosur stenda”, Bardhi reagon pas incidentit në Fier

Drejtuesi politik i Fierit Gazment Bardhi ka reaguar për mediat pas shoqërimit të kandidatit të listës së PD-së në Fier, Fatjon Semanjaku. Bardhi shprehur...

A po manipulohet vota e diasporës? Taulant Balla: PD nuk do të njohë zgjedhjet

Ministri i Shtetit, njëherësh dhe Drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të opozitës për manipulime me votat...

Trump luan blofin e radhës: “Kush ju tha se dua mandatin e tretë?”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mohuar se po shqyrton mundësinë e kandidimit për një mandat të tretë presidencial, një veprim për të cilin...

Rama në Euronews: Shqiptarët janë ndër popujt më të paduruar, vazhdon mallkimi…

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania, ku tha se shqiptarët për politikë “të japin ujë në...

Lajme të tjera

Web TV