Kombëtarja, Reja: Kemi nxjerrë mësime nga humbja në Tiranë me Lituaninë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria përballet me Lituaninë dhe si trajneri Reja, ashtu edhe kapiteni Berisha, besojnë se Kombëtarja kuqezi ka nxjerrë mësime nga humbja me Lituaninë në Tiranë dhe do të përgjigjet në ndeshjen e kthimit në kryeqytetin e vendit baltik. Takimi Lituani-Shqipëri do të luhet të mërkurën dhe do të sillet për sportdashësit nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 18:00. Në prag të ndeshjes me Lituaninë në Vilnius, trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ka vlerësuar të martën edhe procesin e përfitimit të lojtarëve të rinj për fanellë kuqezi.
“Ekipi aktualisht ka 10 lojtarë të fituar, 10 lojtarë të rinj, 10 emra që janë ndjekur ngushtë nga stafet teknike dhe e meritojnë këtë grumbullim, – ka thënë ai. – Lojtarë të cilët kanë potenciale dhe aftësi shumë të mira. Nuk janë vitet përvoja. Pasioni dhe cilësitë mund të shprehen edhe në moshën 20 vjeç, është çështje besimi dhe se sa ti dëshiron të japësh në fushë. FSHF ka një program për të futur brezat e rinj si pjesë integrale e Kombëtares. Unë kam menduar ta bëja këtë hap mbas hapi, por kushtet më sollën që të merrja një numër kaq të lartë lojtarësh të rinj”
Reja beson se skuadra e tij ka nxjerrë mësime nga humbja me Lituaninë në Tiranë dhe do të përgjigjet në ndeshjen e kthimit të mërkurën në kryeqytetin e vendit baltik. “Paraqitja e Lituanisë në ndeshjen ndaj Shqipërisë ka qenë shumë e mirë, – ka pohuar trajneri kuqezi. – Kanë ushtruar presing të vazhdueshëm duke i hequr iniciativën ekipin tonë. Presingu në rritje dhe gabimet tona individuale shkaktuan pësimin e golit. Sidoqoftë, jemi të vetëdijshëm se është një ekip me aftësi të larta teknike dhe do të mundohet që të njëjtë gjë ta ushtrojë dhe nëse.”
“Do të përpiqemi që të gjejmë pikat më të dobëta të tyre duke ushtruar presionin tonë dhe duke shfrytëzuar anët tona më të forta, për të arritur në objektivin tonë që është fitorja e ndeshjes”, – ka përfunduar trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja.

Lexo edhe :  Rezultoi pozitiv në testin e dopingut, futbollisti i Chelsea rrezikon dënim prej 4 vitesh

la.mi/fjala.la

Të fundit

Rihapet “Fontana dei Trevi”, por me rregulla të reja për turistët

Më në fund turistët do të kenë mundësinë të vizitojnë shatërvanin e Trevit në Romë, pas restaurimit që zgjati...

Gruaja e Bashar al-Assad e pakënaqur me jetën në Moskë, i kërkon divorcin ish presidentit

Asma al-Assad, gruaja e presidentit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad, ka bërë kërkesë për divorc dhe ka shprehur dëshirën e saj për t’u kthyer...

“Sunday Times”: 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri

Plazhe që rivalizojnë vendet fqinje, alpe, lumenj të egër dhe një kryeqytet të gjallë dhe artistik që do t’ju lënë pa frymë në vizitën...

Reshje të dendura dëbore në Bogë-Qafe Thorë/ Trashësia e borës 60 cm

Teksa qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje intensive shiu, në lartësitë mbi 800 m janë rikthyer reshjet e dëborës. Mjetet vijojnë pastrimin dhe kriposjen...

I vuri zjarrin/ Gruaja digjet për së gjalli nga emigranti në stacionin e metrosë

Një burrë është arrestuar në Nju Jork lidhur me vdekjen tragjike të një gruaje, e cila humbi jetën pasi u dogj në një tren...

Lajme të tjera

Web TV