Marta, një legjendë e futbollit brazilian krahas… Pelésë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbolli ka qenë tradicionalisht një “bastion” i meshkujve, por femrat po kërkojnë të bëjnë dallimin edhe në këtë fushë. Dhe tanimë ka diskutime se Marta Vieira është në lartësinë e Pelésë. “Mbretëresha” e futbollit femëror në Brazil është një legjendë dhe shteti i saj dëshiron t’i japë asaj vendin që meriton. Statuja e saj do të jetë pranë asaj të Pelésë në muzeun e futbollit brazilian. Marta Vieira da Silva, është një legjendë, e futbollit të femrave, që ende është aktive në këtë lojë.
“Mbretëresha” është në Brazil në të njëjtin nivel me “Mbretin” Pelé, dhe shteti i saj dëshiron ta vlerësojë atë. Tashmë në moshën 34 vjeç, ajo ka qenë për vite me radhë futbollistja më e mirë në planet dhe një pioniere e futbollit botëror të femrave. Jo vetëm që është një pikë referimi në fushën e lojës, por gjithashtu ka luftuar nga jashtë për të drejta të barabarta për gratë. Për Brazilin, ajo është një nga ambasadoret e tij, dhe, si e tillë, një referencë për të gjitha vajzat që ëndërrojnë të jenë futbolliste.
Kjo është arsyeja pse Marta do të ketë, së bashku me Pelénë, një statujë në muzeun e futbollit brazilian. Presidenti i Konfederatës Braziliane të Futbollit, Rozhério Kaboklo, ka qenë vetë përgjegjës për shpërndarjen e këtij lajmi. Ai shpjegoi se vendosja e statujave të Pelésë dhe Martës së bashku ka për qëllim “t’i bëjë vajzat të shohin se ato mund të kenë modelin e tyre në futbollin e femrave”. Një hap tjetër drejt barazisë në futbollin brazilian që do të ketë dy legjendat e tij të mëdha, Pelé dhe Marta, në muzeun e “Selesao”-s në Rio de Janeiro.
Brazili po tregon se dëshiron që barazi, e këtë e tregoi edhe me atë që njoftoi para pak kohësh kur tha se të dy kombëtaret e veta, për meshkuj dhe femra do të paguhen njësoj. Marta Vieira konsiderohet ndoshta futbollistja më e mirë e të gjitha kohërave. Ajo është shpallur gjashtë herë lojtarja më e mirë në botë nga FIFA, ka fituar dy këpucë të arta dhe me dhjetëra çmime të tjera individuale nëpër Botërorë dhe veprimtaritë ndërkombëtare. Ajo ka marrë pjesë edhe në katër Lojëra Olimpike dhe pesë Botërorë. Një legjendë që ende mund të zgjerojë historinë e saj …

Lexo edhe :  Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit, kërkon rinumërimin e votave në Tiranë

Kandidati i partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti ka ankimuar rezultatin, duke kërkuar rinumërimin e votave...

“Në ’62 filluam të transmetonim”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

Sa herë që kaloj në atë rrugë, kryesisht vitet e fundit, shoh me keqardhje rrënimin e asaj ndërtese. Disa persona që shesin sende të...

Investimet “lule mos me prek”/Bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor në 3-mujor

Pavarësisht faktit se tre muajt e parë të 2025 vendi ishte i përfshirë në fushatë për zgjedhjet e përgjithshme dhe pushteti lokal u vu...

23 maj 1431/ Zhan d’Ark, djegia në turrën e druve e ktheu në mit

Përgatiti: Leonard Veizi Për të, dhe bëmat e saj ka libra pa fund. Figura e saj ka frymëzuar për shekuj jo vetëm patriotizmin francez, por...

Vranësira dhe orë me diell, si parashikohet moti për ditën e sotme!

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe...

Lajme të tjera

Web TV