Mbajtja e maskës me detyrim, Manastirliu zbulon rastet që bëjnë përjashtim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zbuluar rastet ku mosmbajtja e maskës mund të tolerohet, nisur nga e enjtja e ardhshme.

Ajo ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me vendimin e qeverisë për të bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës edhe në ambiente të jashtme.

Ministrja shtoi tha se ato që këshillohen të përdoren nga qytetarët janë maskat e tekstilit, ndërkohë që maskat kirurgjikale janë për t’u përdorur nga personeli mjekësor apo personat që u shërbejnë të sëmurëve me Covid.

“Ajo çfarë sot është një fakt i gjithëpranuar botërisht edhe shkencërisht, në studime shkencore të mbështetura është që: Maska apo barrierat mbrojtëse e reduktojnë përhapjen e koronavirusit kur ato shoqërohen me masën e distancimit social dhe ato të higjienës personale. Maska mjekësore dhe ajo kirurgjikale, është një maskë e cila përdoret nga personeli mjekësor, nga ai që është i sëmurë apo ai që duhet t’i shërbejë një të sëmuri. Maska që ne flasim sot është barriera mbrojtëse prej tekstili që pengon përhapjen e spërklave dhe shoqërohet me një distancim social”, u shpreh ministrja.

Ndër të tjera, Manastirliu zbuloi edhe rastet kur mbajtja e maskës nuk do të jetë e detyruar, por shtoi se qytetarët duhet ta mbajnë gjithmonë me vete atë.

“ISHP ka hartuar të gjithë udhëzuesin me specifika, ku mbahet, kush e mban dhe rastet e përjashtimit. Maska mbahet kudo jashtë shtëpisë. Kur je duke bërë aktivitet fizik nuk duhet të mbash maskë, por ti duhet ta kesh maskën gjithmonë me vete.  Maska duhet mbajtur me vete dhe duhet përdorur menjëherë në momentin që del nga shtëpia. Edhe në bar mbajtja e maskës do të jetë në deri në momentin që ti ulesh”, theksoi ajo.

Lexo edhe :  Policia e Shtetit hap aplikimet për 402 funksione në Patrullën e Përgjithshme

Ditët e fundit është vënë re një shtim i rasteve të reja me Covid-19, ndaj qeveria vendosi të shtunën që mbajtja e maskës do të jetë detyrim për qytetarët në të gjitha ambientet, nga dita e enjte e në vazhdim.

Ndërkohë, ditën e sotme u shënuan 182 raste të reja dhe 5 viktima nga Covid-19 në vendin tonë.

Pa.Va/Fjala.al

 

 

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV