Mjeku i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar zyrtarisht që Presidenti Trump është shëruar nga koronavirusi 10 ditë pas infektimit.
Doktor Sean Conley u shpreh se Trump iu nënshtrua disa testeve për koronavirusin dhe rezultoi negativ.
Donald Trump iu rikthye fushatës të hënën në mbrëmje me një tubim në Sanford, të Floridës, i pari që kur zbuloi më 2 tetor se ai ishte pozitiv për Covid-19.
Kritikët fajësojnë Presidentin Trump se nuk ka inkurajuar mbështetësit në aktivitetet e fushatës, dhe madje as stafin e Shtëpisë së Bardhë, që të mbajnë maska mbrojtëse dhe t’i përmbahen udhëzimeve të distancimit fizik.
Jo.Be/Fjala.al