Rama: Kokat e korrupsionit nuk janë politikanët në Shqipëri, por “peshkaqenët” e drejtësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit për çështjen e korrupsionit u shpreh se kjo është një luftë e gjatë dhe aspak e thjeshtë. Ndër të tjera ai theksoi se fillimi i reformës në Drejtësi dhe vazhdimi i saj janë baza për të pasur shtet modern dhe funksional që është më i fortë se tundimi i korrupsionit.

“Vendet e zhvilluara nuk janë imune kundër korrupsionit. Vendet e zhvilluara kanë sisteme që e bëjnë të vështirë përjetimin e korrupsionit. Mendoj që lufta kundër korrupsionit në Shqipëri për të ndihmuar sistemi ka nisur kur ka nisur Reforma në Drejtësi. Deri para ka qenë një luftë partizane me mullinjtë e erës dhe e destinuar për të ricikluar korrupsionin. Fillimi i reformës dhe vazhdimi i saj janë baza për të pasur shtet modern dhe funksional që është më i fortë se tundimi i korrupsionit. Është luftë e gjatë, as e thjeshtë as e shkurtër”, u shpreh Rama.

Më tej duke ju drejtuar ambasadores së SHBA-ve në vendit tonë, ai tha se: “Më vjen mirë që ambasadorja e tha që ka dobësitë e veta, kuptohet në një masë pafundësisht më të vogël por nuk e kanë ndërtuar sistemin e tyre as në një vit dhe dekadë. Po të shohësh të shkuarën e tyre. Korrupsioni ka lulëzuar në të gjitha format dhe shpërthimet e talenteve që kanë bërë SHBA atë që janë sot. Shqipëria është në proces arritjeje.

Duke pasur parasysh nga e filloi Shqipëria këtë proces, pas përmbysjes së sistemit komunist që ishte unikal. Patjetër që kemi shumë arsye për të qenë optimist për të nesërmen. Reforma është hap kyç në historinë tonë. Përtej të gjithë vështirësive dhe dobësive, janë momente jo inkurajuese, e tëra është historike dhe garanci për Shqipërinë e fëmijëve tanë.

Shteti nesër do të jetë imun nga ajo masë që bën dallimin. Nëse e shohim sot panormën e aktualitetit në drejtësi është dinamike. Ka shumë punë mbi gjithë të zezën e akumuluar në vite. Askush mos të ketë iluzion. Nuk do të ketë goditje në nivele të larta, nëse nuk do të goditet brenda drejtësisë”.

Lexo edhe :  Shemsi Prençi: Berisha përdori PD për të shpëtuar kokën e vet dhe të familjes

Siç thekson ai nuk duhet të krijohen iluzione se nëse nuk ndëshkohen gjyqtarët dhe prokurorët nuk do të ketë goditje për zyrtarët

“Shqipëria është ende në një proces rritje, është ende një shtet demokratik shumë i ri. Përtej të gjitha dobësive dhe atyre momenteve jo fort inkurajuese e tëra është historike dhe është garanci për Shqipërinë e fëmijëve tanë që nga këtu fillon e ardhmja e një shteti. E bardha do shkojë duke u zgjeruar dhe e zeza duke u zvogëlua. Është e domosdoshme që të vihet theksi që teksa vettingu bën kërdinë e duhur, nuk do të ketë goditje të korrupsionit në nivele të larta nëse nuk do të goditet korrupsioni i niveleve të larta brenda sistemit të drejtësisë.

Nëse gjyqtarët dhe prokurorët nuk shkojnë prapa hekurave të mos kemi asnjë iluzion që kjo mund të ndodhë me zyrtarë të lartë. Nëse gjyqtarët janë duke bërë ndonjë krim në cenim të pronës me idenë se nuk e kalojnë vettingun, nuk do të shkojnë para drejtësisë, atëherë do të jetë e largët dita kur goditja do të ngjitet më lart.

Kjo është premisa që duhet të fokusohet përpjekja. Kjo është premisa që SPAK do e bëjnë institucionin që të gjithë e kemi dasur. Përndryshe SPAK do të jetë zhgënjimi më i madh dhe goditja më e rënde morale që do i bëhet popullit shqiptar”, u shpreh Rama./Bl.Ba/Fjala.al

 

Të fundit

Pas ndarjes nga Jozi, Loredana po kërkon një lidhje të re: Jo muskuj, ja ç’dua tani

Ish-banorja e Big Brother VIP, ka folur rreth jetës së saj private në “Goca dhe Gra”. Ajo ka rrëfyer se...

1919 – Kalimi i parë ajror i Atlantikut nga balona britanike R34: kur qielli u bë rrugë

Më 6 korrik 1919, një balonë ajrore britanike me emrin R34 u ul në Mineola, Long Island, pranë Nju Jorkut, duke përfunduar me sukses...

Avokati i Ilir Metës në merak edhe për bashkitë: Janë bërë si Komitetet Ekzekutive

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka sulmuar kryeministri Edi Rama në lidhje me ndërhyrjen që ky i fundit bëri gjatë kësaj jave në...

Malaj sherr live me gazetarin: Mos më fol për ndërzimin e lopëve mua

Një debat i ashpër është zhvilluar në “Off the Record” mes analistit Floger Muça dhe ish-ministrit të Financave, Arben Malaj. Gjithçka nisi kur Malaj, akuzoi...

Shkak telefoni i Laert Haxhiut, shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, Fatjon Fasho

Shkarkohet pa shkresë drejtori i burgut të Drenovës. Burime bëjnë me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shkarkuar drejtorin Fatjon Fasho. Nga komunikimi...

Lajme të tjera

Web TV