Reshjet e shiut/ Përmbyten rrugët kryesore në Durrës, lumi Ishëm del nga shtrati

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë shkaktuar probleme në qytetin e Durrësit. Si pasojë e rënies së tyre gjatë gjithë natës janë përmbytur disa nga rrugët kryesore, si rruga “Aleksandër Goga”, nga Spitali tek Muzeu i Dëshmorëve, lagjja numër 5, zona tek stadiumi dhe rrethrrotullimi i stacionit të trenit.

Momentalisht situata është jo shumë problematike pasi nuk ka reshje të mëdha. Por në rast rrebeshesh rrugët bëhen të pakalueshme sepse nuk funksionon rrjeti i kanalizimeve.

Gjithashtu si pasojë e reshjeve të dendura në rrethin e Fushë Krujës është rritur ndjeshëm niveli i lumit Ishëm duke rrezikuar seriozisht përmbytje në fshatrat e zonës se Bilait ku përfshihen fshatrat Murqine, Mallkuc, Bilaj dhe Mazhe.

Në fshatin Murqine ky lumë ka dalë nga shtrati aktualisht duke përmbytur disa hektarë tokë bujqësore.

“Fjala.al” mëson se fatmirësisht nga reshjet e shiut nuk ka pasur probleme serioze në  qytetet e tjera të vendit dhe të gjitha akset janë të kalueshme ditën e sotme, ndonëse disa prej tyre me vështirësi.

Edhe në Kukës, reshjet e shiut kanë sjellë sërish rënie gurësh në rrugët e qarkut duke vështirësuar qarkullimin. Prefektura Kukës në njoftimin e saj zyrtar thotë se si rezultat i kushteve të motit në bashkitë e Qarkut Kukës situata aktualisht është e qetë dhe nuk ka emergjencë.

“Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht,  ka patur rënie inertesh në segmente të ndryshme, por firmat kontraktore po punojnë për mbajtjen në gatishmëri të tyre. Rrugët bashkiake janë të qarkullueshme normal”, thuhet në njoftimin e Prefekturës Kukës.

Elbasan i vetmi problem është mungesa e energjisë elektrike në Renjë të Librazhdit dhe Rrasë të Belshit.

Korçë shiu ka qenë me intensitet mesatar ku sasia e rreshjeve ka qenë rreth 74 mm. Nga informacionet e dërguara nga strukturat përgjegjese, situata aktuale në të gjithë territorin është e mirë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Linja Tiranë-Rinas, drejt aeroportit me tren për vetëm 20 minuta

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor,...

Alarm nga Kreshnik Spahiu: “Lapaj dhe Shehaj do shuhen si LSI dhe PDIU”

Juristi Kreshnik Spahiu, një koment e pati edhe për partitë e reja në zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se ato duhet që të...

Veliaj uron 1 Qershorin: Nuk kemi rreshtur së punuari për fëmijët tanë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar festën e 1 Qershorit për gjithë fëmijët. “Si sot, 9 vjet më parë, këndi i...

Sfida me Serbinë, Taulant Balla i “bashkohet” Kombëtares kuqezi

Të shtunën në orën 20:45, Kombëtarja shqiptare do të dalë në fushën e lojës për t’u përballur me Serbinë. Djemtë kuqezi do të kërkojnë...

Përplasen dy makina në Pogradec, shpëton mrekullisht fëmija

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së dielës në Pogradec. Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin duke shkaktuar edhe të lënduar. Drejtuesi i një...

Lajme të tjera

Web TV