Rojet e Papa Franceskut rezultojnë pozitiv me Covid-19, Vatikani: Po monitorojmë situatën

4 pjestarë të mbrojtjes së Papa Franceskut kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas njoftimit të Vatikanit katër rojet e Papës ndodhen në karantinë dhe paraqisin simptoma të lehta. Papa do të monitorohet në vazhdimësi për  Covid-19.

Ndërkohë të gjithë rojet,në shërbim ose jo, do të mbajnë maska ​​brenda dhe jashtë në vëzhgimin e vazhdueshëm për respektimin të masave të parashikuara shëndetësore“, tha zëdhënësi i Vatikanit.

Përveç rojeve, vetëm tre persona që banojnë në Vatikan janë infektuar me koronavirus.

Jo.Be/Fjala.al