Sfida ndaj Lituanisë/ Reja ndryshon titullarët, ja formacioni i mundshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri Edy Reja pritet të bëjë ndryshime të rëndësishme për sfidën e nesërme ndaj Lituanisë.

Kombëtarja Shqiptare do të kërkojë hakmarrjen ditën e nesërme në Ligën e Kombeve përballë Lituanisë, që na mposhti 1-0 në sfidën e parë. Përballja do të zhvillohet në Lituani dhe nis në orën 18:00. Trajneri Edy Reja është u shpreh në konferencën për shtyp se synimi kryesor është fitorja edhe pse kuqezinjtë i pret një ndeshje e vështirë. Ndërkohë, tekniku kuqezi ka menduar edhe për 11-ëshen titullare që do të zbresë në fushë. Reja ka menduar të bëjë disa ndryshime të rëndësishmë në formacion.

Formacioni i mundshëm: Berisha; Gjimshiti-Mihaj-Kumbulla; Doka-Kallaku-Bare-Laçi-Lenjani; Vrioni-Broja (3-5-2)

I detyruar nga mungesa e Abrashit, Reja do të hedhë në fushë Qazim Laçin që është favorit ndaj Çekiçit. Në sulm pritet të jetë Giacomo Vrioni në vend të Manajt, ndërsa Broja duket se ka fituar balotazhin me Seferin.

Deri tani Kombëtarja jonë numëron një fitore, një humbje dhe një barazim në Ligën e Kombeve respektivisht ndaj Bjellorusisë, Lituanisë dhe Kazakistanin. Kuqezinjtë ndodhen në vendin e dytë të grupit C, me numër të barabartë pikësh me kundërshtarët.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Gjendet një makinë në flakë në Balldre, dyshohet se i përket autorit të plagosjeve në Laç

Një makinë është gjetur duke u shkrumbuar nga flakët në Balldre. Dyshohet se automjeti i përket autorëve të ngjarjes me 5...

PD: Patronazhistët e Ramës janë emëruar nga KQZ-ja si vëzhgues të pavarur në zgjedhje

Partia Demokratike ka bërë një denoncim, duke publikuar emrat e disa personave që, janë patronazhistë të Partisë Socialiste dhe janë akredituar si vëzhgues të...

Australi/ Humb zgjedhjet “klienti” i La Civita, laburisti Albanese fiton kundër Dutton

Anthony Albanese, kryeministri me baba italo-shqiptar i Australisë, triumfoi në zgjedhjet parlamentare, të konsideruara si një moment kyç për politikën aktuale të vendit. Rezultatet paraprake...

Shqiptarët, kërkesë të lartë për birrë e kafe

Importi rekord i mallrave të akcizës ka shtuar të ardhurat në arkën e shtetit, teksa për tre muajt e parë të vitit kjo shifër...

Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, DETAJE të reja: Roja u ekzekutua nga dy armë të ndyshme

Detaje të tjera janë zbuluar nga vrasja e Renato Hoxhajt, mbrëmjen e 27 prillit në Vlorë, i cili u ekzekutua pranë banesës së tij. Policia...

Lajme të tjera

Web TV