Shtyhet sërish seanca për grabitjen e vitit 2017 në Rinas, shkak avokatët

Procesi për të pandehurit e grabitjes së ndodhur në Rinas në  9 shkurt shkurt është shtyrë sërish. Shak për shtyrjen e këtij procesi është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës të Dash dhe Ernest Kupës.

Gjykata ka gjobitur dy avokatët me 50 mijë dhe 100 mijë lekë.

Procesi gjyqësor ka ngecur në konkluzionet përfundimtare dhe më pas pritet vendimi i Gjykatës së Apelit të së Posaçmes.

Shkalla e Parë e ish-Gjykatës për Krime të Rënda  i ka dënuar akuzuarit me 107 vite burg në total. Dash Kupa 27 vite burg, Ernest Kupa 26 vite burg, Neim Avdylaj 26 vite burg, Fatjon Xhyliu 21 vite burg, Dritan Sinani 20 vite burg dhe Aleksandër Murataj 19 vite burg.

Ditjon Memlika dhe Admir Çerpja, dy bashkëpunëtorët e drejtësisë janë dënuar me 8 vite e 6 muaj burg./Jo.Be/Fjala.al