Vështirësitë e mësimit në shkolla/ Katundi: Jemi në luftë, duhen respektuar masat

Pas disa muajsh mësimi online, shkollat hapën sërish dyert për nxënësit, por ndryshe nga vitet e mëparshme mësimi zhvillohet në kushte të pazakonshme, duke iu nënshtruar një protokolli sigurie, për shkak të përhapjes së pandemisë covid-19 në vendin tonë.

Por sa e vështirë është kjo mënyrë e re e të mësuesit për nxënësit? Në një intervistë dhënë për Fjala.al mësuesja e gjimnazit ‘Petro Nini Luarasi’, Mirela Katundi thekson domosdoshmërinë e kontaktit fizik me nxënësit.

Ndërsa e quan këtë shpërthim të pandemisë një luftë, Katundi tregon si nis për të një orë mësimore. Për të shmangur grumbullimet e nxënësve në klasa apo korridore, kjo shkollë e ka ndarë mësimin në dy turne.

Pavarësisht kujdesit të mësuesve, në këtë gjimnaz ka patur edhe raste të neglizhencës së përdorimit të maskës.

Ministria e Shëndetësisë në përditësimet e saj ditore për numrin e të infektuarve me covid-19 në vendin tonë, ka deklaruar se mes tyre ka patur të infektuar edhe mësues e nxënës. Katundi thotë se nga këto raste, vetëm 1 i përket këtij gjimnazi.

Aktualisht mësimi në këtë gjimnaz është i alternuar, në klasa dhe online./Bl.Ba/Fjala.al