Greqi/ Sekuestrohet gomonia me 1.2 ton drogë, ishte ngarkuar në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gomone me një sasi prej 1 ton e 200 kg kanabis është kapur nga rojet bregdetare në zonën Marmario Mani në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se të hënën në mëngjes oficerët e rojës bregdetare pikasën një gomone në një zonë shkëmbore të Peloponezit.

Mësohet se transportuesit e drogës kanë pritur momentin e duhur, larg syve kureshtarë, për të marrë ngarkesën e paligjshme në territorin e vendit dhe prej andej për ta transportuar përmes rrugëve tokësore.

Rojet bregdetare arrestuan drejtuesin e gomones, ndërsa personat e tjerë arritën të largoheshin.

Mediat shkruajnë se kostoja e sasisë së drogës së konfiskuar, referuar vlerësimeve fillestare, tejkalon 2 milion Euro.

Gomonja ishte ngarkuar me drogë në brigjet e Shqipërisë nga ku ishte nisur për në një destinacion të panjohur.

Të fundit

E trishte/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur (Emri+Foto)

Ai luajti kapitenin Edward Smith në filmin fitues të Oskarit të vitit 1997. Ai gjithashtu portretizoi mbretin Theoden në Lord...

Biden uron Pashkët ortodokse: Lutemi për paqen dhe drejtësinë për të gjithë njerëzit

Pashkët ortodokse të festuar nga miliona të krishterë në mbarë botën u u uruan nga Joe Biden. “Jill dhe unë u dërgojmë urime të ngrohta...

Nga 3 mijë euro në…/ Menaxheri tregon si paguhen këngëtarët nëpër koncerte: Luizi…

Jemi në fillimin e sezonit veror 2024 dhe menaxheri i vipave Xhani Demnika ka ardhur në një intervistë për moderatoren Çenkuela Hasa ka zbuluar...

Ngjarja e rëndë në Shkodër, Spiropali: Drejtësia të jetë e pamëshirshme ndaj dhunës!

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku një 39-vjeçare me 3 fëmijët e mitur...

I kini ditur? Ushqimet që s’duhet t’i hash kurrë me stomakun bosh

Ha mëngjes dhe sërish e ndjen stomakun të rëndë, ke djegie, urth? Fajin mund ta ketë ushqimi që ke konsumuar. Kos dhe nënprodukte të tjera...

Lajme të tjera

Web TV