Anulohet Panairi i Librit në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoqata e Botuesve Shqiptarë njoftoi se edicioni i 23-të i Panairit të librit në Tiranë do të anulohet për shkak të koronavirusit.

Edicioni i 23-të i panairit të librit ishte parashikuar të zhvillohej nga data 12-15 nëntor 2020, por Ministria e Shëndetësisë e ka ndaluar për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së virusit.

“Të dashur kolegë botues, librarë, ekspozues, pjesëmarrës në Panairin e Librit të Tiranës, ju vëmë në dijeni që, pavarësisht gjithë interesimit tonë dhe përgatitjeve për të bërë të mundur organizimin e Panairit të 23 të Librit, sipas planifikimit më 12-15 nëntor 2020, përgjigja që erdhi sot, dt. 14.10.2020, nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, ështe negative, për shkak të “rrezikshmërisë së lartë në përhapjen e Covid-19 gjatë këij aktiviteti, në situatën në të cilën ndodhemi”.
Ju falënderojmë të gjithëve për mirëkuptimin dhe mbështetjen dhe ju urojmë punë të mbarë”,
thuhet në njoftimin e grupit organizator.

Ndërkohë, ditën e sotme ministria e Shëndetësisë njoftoi rihapjen e kinemave pas 7 muajsh, por gjithçka do të bëhet nën protokollin që do të hartohet nga autoritetet shëndetësore. Kujtojmë që ditën e sotme në vend është shënuar rekord shifrash me 5 viktima dhe 203 raste të reja.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Rama vjen “i relaksuar” nga NATO në Kuvend, paraqitja e tij duket si eveniment

Pas një mungese të gjatë në seancat parlamentare, kryeministri Edi Rama është rikthyer sot në Kuvend. Menjëherë pas kthimit nga...

Socialistët votojnë vetëm! Miratohen ndryshimet për sportin, Sula, Braçe, Koçi abstenojnë

Kuvendi miratoi një sërë projektligjesh vetëm më votat e mazhorancës, pasi opozita braktisi sallën. I vetmi opozitar prezent ishte deputeti Dash Sula, ndërkohë që...

Klauzola vlen 15 ditë: ylli i Barcelonës “del në shitje” me kosto 65 mln euro

Nga data 1 korrik deri më 15 korrik, mbrojtësi Araujo mund të largohet nga Barcelona për "vetëm" 65 mln euro. Mediat spanjolle kanë zbuluar...

“Le të bëjmë historinë!” Cristiano Ronaldo konfirmon të ardhmen

Cristiano Ronaldo ka firmosur një kontratë të re dyvjeçare me klubin Al Nassr, duke konfirmuar qëndrimin e tij në Saudi Pro League deri në...

A po rritet realisht ekonomia shqiptare? Shifrat tregojnë disa “po” dhe disa “jo”

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.4% në fillim të vitit, por jo mjaftueshëm. Rritja mbështetet tek administrata, ndërtimi e turizmi, ndërsa bujqësia dhe industria...

Lajme të tjera

Web TV