Balla takon Telat Xhaferrin: Qëllimi ynë, investimi i bizneseve shqiptare në Maqedoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla i shoqëruar nga një delegacion me deputetë, kryetar bashkish dhe sipërmarrës shqiptarë, u prit në një takim nga Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferri.

Balla dhe Xhaferri diskutuan mbi çështje në interes të përbashkët mes dy vendeve, ku padyshim vendin kryesor e zë rruga e dy vendeve drejt BE, por edhe bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve si në aspektin politik, por sidomos ekonomik.

“Qëllimi ynë është që bizneset shqiptare të investojnë në Maqedoni. Ka pak investime shqiptare në Maqedoni. Të gjitha kontaktet tona zyrtare mendoj që duhet të ndërthuren me zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik”, u shpreh Balla.

Më tej ai shton se marrëdhëniet mes dy parlamenteve janë shumë të mira dhe ato duhen intensifikuar.

“Marrëdhëniet qeveritare po ashtu janë shumë të mira. Kryeministrat Rama e Zaev kanë një bashkëpunim të shkëlqyer, qoftë përsa i përket çështjeve të marrëdhënieve dypalëshe dhe rajonale, qoftë në kuadër të rrugës së përbashkët të integrimit.

Shpresojmë që ky vit të përmbyllet me një moment të rëndësishëm siç janë dhe Konferencat Ndërqeveritare me BE, pra fillimi i bisedimeve për anëtarësim”, tha Balla./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“A do i bashkosh votat me Ramën?” Kjo është përgjigjja e Agron Shehajt

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj tha në një intervistë për Euronews Albania se votat e partisë që drejton...

Çim Peka acarohet nga suksesi i Jorida Tabakut, përkrah kandidaten me 394 vota

MERO BAZE - Dy janë temat kryesore në Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 11 majit: dështimi i Sali Berishës dhe natyrisht mos largimi nga...

“Serbët të zbritur nga qielli, Kosovën e marrim”. Ministri serb provokon hapur

Marko Gjuriç i konsideron serbët, “një popull të zbritur nga qielli” dhe “ashtu si hebrenjtë” në Palestinë, edhe serbët në Kosovë janë në tokën...

“Dëshiron ta kapë!” Agron Shehaj zbulon planin që ka Rama pas 11 majit

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, deklaroi në emisionin "Euronews Tonight" se kryeministri Edi Rama do tentojë të kapi drejtësinë, si një betejë e...

Çudira nga Amerika: Jeniffer Lopez nën akuzë sepse… postoi fotot e saj!

Jennifer Lopez po përballet me një padi të re pasi ka postuar në rrjetet sociale disa foto të saj nga një festë në Hollyëood,...

Lajme të tjera

Web TV