Ekonomia do të vuajë gjatë nga pasojat e pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elona Shehu 

Në raportin e fundit të progresit për Shqipërinë, BE-ja evidenton se aplikimi i normave për tatimin mbi të ardhurat dhe TVSH-në e ka bërë sistemin tatimor më të komplikuar në administrim dhe se kjo praktikë inkurajon shmangien e taksave dhe evazionin. Për taksimin indirekt, normat e reduktuara të TVSH-së janë 6% dhe 10%, çfarë ndikimi do të japë në informalitet ky lehtësim tatimor.

Si do të ndikojë përjashtimi nga TVSH-ja dhe tatimfitimi biznesi i vogël në vitin 2021? A është tashmë një proces më i komplikuar, që lë vend për abuzime dhe evazion fiskal? Është diskutuar edhe herë të tjera nga ekspertë kur qeveria ka ndërmarrë nisma të tilla për të favorizuar grupe të caktuara interesi, ose sektorë të caktuar të ekonomisë. Nuk është një politikë që do të ndërmerret vetëm në vitin 2021, ka ndodhur edhe në vitet e kaluara.

Ka dhënë rezultate në kuadër të rritjes së nivelit të investimeve në disa fusha të ekonomisë, por që nuk shihet si një politikë favorizuese. Pra, deri diku qëndron vlerësimi që kanë dhënë institucionet ndërkombëtare, nga ana tjetër edhe kërkojmë politika lehtësuese, edhe nuk shmangim dot informalitetin që këto politika krijojnë. Gjithmonë do të ketë tatimpagues të cilët priren të mos deklarojnë dhe fshehin të ardhurat e tyre reale, duke e bërë kështu të vështirë përcaktimin nëse një sistem tatimor konsiderohet i mirë apo jo. Ky është një vendim sa politik, aq edhe me ndikim të theksuar në ekonomi.

Kjo, për shkak të strukturës së bizneseve në Shqipëri. Përgjithësisht janë bizneset e vogla dhe të mesme ato që ndiejnë efektin dhe mund të kenë sugjerimet e tyre lidhur me vendimin. Përveç eliminimit të dy taksave shumë të rëndësishme për biznesin e vogël, parashikohet edhe ndryshimi i pagës minimale nga 26000 në 30000 lekë. Ky ndryshim konsiderohet i pakonsultuar me grupet e interesit, pasi për ta është një kosto shtesë deri diku e papërballueshme. Biznesi i vogël përfaqëson edhe fashën e bizneseve me informalitet të lartë. Kjo politikë mund të rrisë nivelin e informalitetit për aq kohë sa çon në vështirësi likuiditeti biznesin.

Aktiviteti i rindërtimit është një proces i cili do të kryhet nëpërmjet kontratave që shteti lidh me bizneset ndërtuese dhe kjo nuk ka pse favorizohet. Ai është biznes si gjithë të tjerat dhe që duhet t’i paguajë në kohë detyrimet tatimore. Bizneset që kanë kryer aktivitet në zonat e prekura dhe që janë dëmtuar nga tërmeti, janë ato ndaj të cilave duhet të ndërmerren masa lehtësuese dhe përjashtuese tatimore për një periudhë të nevojshme, deri në rikthim në normalitet të situatës së tyre ekonomike.

Ekonomia duket se do t’i vuajë për një kohë të gjatë pasojat e pandemisë. Madje, edhe vitin e ardhshëm nuk pritet një rimëkëmbje për të arritur stadin para pandemisë. Pas BERZH-it edhe BB-ja e rishikoi rënien ekonomike. Rezultoi që parashikimet e BERZH-it të ishin më afër situatës reale. Duke parë edhe raportet e muajit maj të BB-së dhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare, edhe ato vendase parashikuan tendencën e rënies ekonomike dhe treguesve të tjerë që lidhen me kushtet sociale dhe nivelin e varfërisë. Situata duket sikur i është rikthyer normalitetit.

Por, një gabim që vjen nga neglizhenca e gjithsecilit ose nga keqmenaxhimi i situatës, do të vinte në vështirësi një sërë institucionesh dhe procesesh. Këto më pas përkthehen në kosto për shoqërinë, biznesin dhe shtetin, për të rimodeluar skenarë dhe paketa të daljes nga ngërçi për ekonominë.

Sistemi fiskal shqiptar, në këto 30 vite tranzicion, ka pësuar evoluimin e vet. Ai ka ndryshuar dhe është zhvilluar në varësi të fazave, ndryshimeve, transformimeve dhe zhvillimeve që ekonomia e tregut ka pësuar në vendin tonë dhe, natyrisht, të ndryshimeve politike dhe qeverisëse, në përputhje dhe në funksion të programeve të tyre. Vetëm në vitin 2007 u miratua Tatimi Proporcional, kur mendohej se ky sistem tatimor do të ndikonte në të njëjtën masë në të gjitha kategoritë e të ardhurave.

Lexo edhe :  Zhdukja e 3-vjeҫarit në Durrës/ Pas gjyshit, vihet në pranga dhe një tjetër i dyshuar

Por, praktikat e vendeve të zhvilluara dhe teoritë ku ato janë bazuar kanë treguar se sistemi tatimor progresiv në të ardhurat personale konsiderohet më i barabartë. Vlerësimi duhet bërë vetëm në kuadër të shtrirjes dhe tarifave që aplikohen, në mënyrë që sistemi progresiv të konsiderohet i drejtë dhe efikas. Në qershor Banka Botërore projektoi një rënie të ekonomisë prej 5,4% këtë vit, sot parashikon një recension në 8,4%.

Edhe për vitin e ardhshëm rritja pritet të jetë 5%, teksa 3 muaj më parë përllogaritej në 8,8%. Kjo shifër e parashikuar nga Banka Botërore do të thotë një humbje për ekonominë shqiptare me 1,5 miliardë euro. Ekonomia shqiptare është vlerësuar ndër vite si një ekonomi e brishtë, në këtë drejtim edhe efekti i pandemisë është i pamohueshëm, dhe e dëshmon treguesi ekonomik edhe në vendet e zhvilluara.

Pasojat sociale që lidhen me masën e konsumit, të ardhurat e bizneseve dhe varfërinë janë tejet negative, pasi ekonomia shqiptare përfaqësohet nga një pabarazi në shpërndarjen e të ardhurave. Gjithashtu, ekonomia shqiptare ka mbi 70% të familjeve me të ardhura nga vetëm një burim, kjo bën që mbas çdo goditjeje që mund të pësojnë treguesit makroekonomikë, do të ndikojnë drejtpërdrejt në uljen e nivelit të jetesës për këto familje, duke përkeqësuar ende treguesit e ekonomisë.

Rritja e prosperitetit te shtresat e varfra ishte pak më e lartë gjatë periudhës para krizës: ndërmjet 2005 dhe 2008, 40 për qind e popullsisë që jetonte në kufirin e poshtëm të varfërisë shënoi një rritje vjetore të konsumit mesatar prej 2,64 për qind, mbi mesataren për popullsinë e përgjithshme (1,25 për qind). Tkurrja e ekonomisë midis 2008 dhe 2012 goditi fort 40-përqindëshin që jeton nën kufirin e 5,5 dollarëve në ditë, dhe konsumi i tyre mesatar ra me 1,2 për qind. Midis 2014 dhe 2017, përsëri u vërejt një rritje pozitive në mesataren e konsumit të shtresës së varfër, megjithëse pak më poshtë nivelit të para krizës (me 2,44% në vit, kundrejt 0,7 për qind në vit për popullsinë e përgjithshme).

Treguesit e rritjes ekonomike të vitit të kaluar tregojnë një rritje ekonomike më të ulët se ajo e parashikuar këtë vit. Nëse pandemia do të zgjatet më tej në kohë dhe zgjidhja që pritet nga vaksina do të vonohet, kjo mund të kërkojë masa të reja të distancimit social dhe kufizimit të aktivitetit ekonomik. Prandaj Banka Botërore nënvizon se varfëria do të rritet. Mbi 41% e popullsisë do të jetojë me më pak se 5,5 dollarë në ditë.

Është e vështirë të llogarisim përmasat, pasi varet nga kohëzgjatja dhe koha kur do të fillojë vaksinimi i popullatës. Çdo vend është përballur me rritje të papunësisë dhe varfërisë. Ekonomia shqiptare, sipas tyre, është e vogël dhe e paqëndrueshme, dhe ajo ndikohet menjëherë nga ngjarje si përmbytjet dhe tërmetet, paqëndrueshmëria politike, apo qoftë edhe këmbimet e mallrave dhe valutave në tregjet botërore. Ndërkohë, mungojnë investimet e huaja dhe punësimet e mëdha, konsumi në familjet shqiptare është në kufijtë e mbijetesës. Nëse edhe një herë i rikthemi kufizimit të lirisë, kjo do të ishte fatale për ekonominë dhe do t’i përkeqësonte të gjithë treguesit mikro dhe makroekonomikë./Jo.Be/Fjala.al

 

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV