Holanda mbështet eutanazinë për fëmijët e sëmurë nën 12 vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Holanda do lejojë eutanazinë te fëmijët me sëmundje terminale nga mosha 1 deri në 12 vjeç.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë, Hugo de Jong, i cili u shpreh se ky ndryshim do të parandalojë vuajtjen e padurueshme të fëmijëve.
Eutanazia është aktualisht e ligjshme në Holandë për fëmijët deri në 1 vjeç dhe për ata më të mëdhenj se 12 vjeç.

Me ndryshimin e këtij rregulli do përfshihen edhe fëmijët brenda kësaj grupmoshe, nëse ata janë në gjendje terminale, që vuajnë dhe që s’kanë asnjë shpresë për të jetuar.

Mësohet se ky ndryshim ka provokuar një debat të fortë mes koalicionit qeverisës dhe partive të tjera, veçanërisht ato konservatore të krishterë.

De Jong u shpreh se vendimi ka ardhur pas konsultimit me ekspertët, të cilët mendojnë se ishte e nevojshme të ndryshohej rregulli mbi moshën e lejuar.

Studimet kanë treguar se eutanazia është e nevojshme për doktorët dhe prindërit e fëmijëve të sëmurë në gjendje terminale, të pashpresë dhe që do të humbasin jetën në një të ardhme të parashikueshme“, tha De Jong, drejtuar parlamentit.

Nga ky ndryshim do të preken pesë deri në dhjetë fëmijë në vit. Mjekët do të përjashtohen nga ndjekja penale për kryerjen e eutanazisë së miratuar mbi dikë në këtë interval moshe.

Prindërit duhet të japin konsensusin e tyre dhe të paktën dy mjekë duhet të bien dakord për procedurën.

Eutanazia dhe vetëvrasja e asistuar ka qenë e ligjshme në Holandë që nga viti 2002, këtij vendimi iu bashkua më vonë edhe Belgjika.

Këto dy vende janë të parat në botë që legalizuan praktikën, edhe pse në kushte shumë të rrepta/Re.D/Fjala.al

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV