KRIIK takon kreun e ri të KQZ-së, si pritet të zbatohet Kodi i ri Zgjedhor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësues të Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK) zhvilluan dje një takim me komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, të sapoemëruar, Ilirjan Celibashin. Amendimet e fundit të Kodit Zgjedhor rimodeluan trupën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në një strukturë trilaterale, trupë kjo që tashmë mbart peshën e rëndë për të vendosur një frymë të re të këtij institucioni, por që pritet të përballet me rrethana që do ta vështirësojnë edhe më shumë këtë objektiv. “Ridimensionimi i institucionit të KQZ-së është hapi i parë në zbatim të frymës dhe germës së marrëveshjes politike të 5 qershorit 2020.

Atë të prevalimit të institucioneve të pavarura, me integritet e ligjzbatuese, përkundër modelit të dështuar të ndarjes së tyre mbi bazën e balancimit politik, në vuajtje prej sistemit të patronazhit politik, të ndërtuar prej partive politike gjatë gjithë kësaj periudhe të stërgjatë tranzicioni”. – thuhet në qëndrimin e KRIIK-ut. Më tej pjesë e dikutimeve ishte nevoja se institucioni i KQZ-së nevojitet të fitojë sa më parë integritetin e munguar, si dhe të reflektojë modelin më të mirë të institucioneve të pavarura, si një institucion ligjzbatues që gëzon besimin e qytetarëve dhe të publikut të gjerë.

Ndryshimet e rëndësishme që pësoi kuadri ligjor, përbëjnë një sfidë jo të vogël në zbatim, ndërkohë që periudha zgjedhore ka nisur dhe data e zgjedhjeve është vetëm gjashtë muaj larg. Përpos një game të gjerë rregullimesh, përgatitje dhe mbikëqyrje të elementeve të procesit të ardhshëm zgjedhor, përballë KQZ-së paraqitet sfida e ndërmarrjes dhe realizimit për herë të parë e votimit të shtetasve me banim jashtë vendit, si dhe e procesit të verifikimit biometrik të zgjedhësve.

E gjitha kjo në kontekstin social të një gjendjeje kritike për shëndetin publik dhe që mund të preket në vijimësi nga një agravim i mëtejshëm i situatës. Në adresim të këtij konteksti, KRIIK-u, në vijimësi të qëndrimeve të mëparshme publike, risolli në vëmendje të komisionerit dhe mori zotimin e tij për domosdoshmërinë e një transparence proaktive në vendimmarrjen e këtij institucioni, përtej parashikimeve ngushtësisht të kërkesave ligjore.

Lexo edhe :  Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Në përfundim, në raport me nevojat imediate për procesin e ardhshëm zgjedhor, KRIIK-u ndau me komisionerin shqetësimin e miratimit sa më të shpejt të protokolleve antiCovid në tërë nivelet e administrimit zgjedhor, si dhe në ndjekjen me përparësi të ecurisë së hartimit të listave të zgjedhësve. Lidhur me këtë të fundit, KRIIK-u paraqiti shqetësimin e bërë publik lidhur me mungesën e transparencës në procesin e hartimit të këtyre listave dhe nxiti komisionerin dhe nënkomisioneren të emërojnë sa më parë auditët teknicienë për të mbikëqyrur dhe bërë transparencë mbi këtë proces shumë të rëndësishëm, i cili afekton drejtëpërsëdrejti besimin e qytetarëve në procesin e ardhshëm zgjedhor. /Jo.Be/Fjala.al

 

Të fundit

Shpërthim me tritol në Sarandë/ Hidhet në erë një automjet

Qyteti i Sarandës u trondit mbrëmjen e së hënës nga një shpërthim i fuqishëm me tritol. Policia thotë se...

1456 – Rrethimi i Beogradit: Kur Europa ndaloi Mehmetin II

Pas rënies së Kostandinopojës në 1453, Perandoria Osmane u shfaq si fuqia më kërcënuese për botën e krishterë në Lindjen dhe Juglindjen e Evropës....

I nxehti afrikan mbërthen vendin tonë, temperaturat vijojnë të rriten

Kjo e martë do të sjellë sërish rritje të temperaturave, kjo si pasojë e të nxehtit afrikan. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 13 gradë Celsius,...

Kurti: Presim zgjidhje të ngërçit politik deri në fundjavë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse me nje rezultat ne dore nga votuesit qe pas zgjedhjeve...

Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon disa emra

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilit...

Lajme të tjera

Web TV