Lajçak edhe sot në Kosovë, takon Hashim Thaçin dhe përfaqësuesit e partive politike

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të takohet sot me presidentin Hashim Thaçi. Pas takimit me Thaçin, Lajçak do të takohet me përfaqësuesit e partive politike.

Lajçak do të takohet me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, atë të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në axhendën e Lajçak është dhe takime me Peshkopin e Ipeshkvisë së Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli. Lajçak do të takohet edhe me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe me përfaqësuesit e minoriteteve jo serbe.

Pas vizititës në Kosovë, i dërguari i BE-së do të zhvillojë një takim në Serbi./Jo.Be/Fjala.al