Myslym Murrizi: Rama dhe Basha do të ruajnë autoritetin fals para elektoratit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko 

Flet deputeti i dalë nga lista e PD-së, u bën thirrje shqiptarëve të votojnë njerëzit që do të punojnë për ta.

Partitë e vogla gjithmonë kanë qenë më të pafavorizuara nga kodet elektorale që ndryshojnë vazhdimisht. Edhe pse qëndrojnë poshtë çadrës së ndonjë partie të madhe, sërish në momentet e fundit më shumë shfrytëzohen nga më të “mëdhenjtë” sesa i zhfrytëzojnë.

Pra, në gjithë këto vite partitë e vogla janë persekutuar nga sisitemi elektoral, duke bërë që me votën e tyre prapë t’i përkedhelin partitë e mëdha. Myslym Murrizi, i cili ka dalë me votë demokratësh në zgjedhjet e 2017-s, pas vendimit të Partisë Demokratike për t’i dorëzuar mandatet, vendosi të qëndrojë në Parlament.

Por sot, me partinë e tij të re shpreson që mund ta votojnë në të gjithë Shqipërinë. Në një intervistë për gazetën “Fjala”, Murrizi tha se tri forcat e mëdha politike janë përgjegjëse për prishjen e sistemit elektoral. Ai thotë se zgjedhjet do të mbahen në 25 prill, pavarësisht se sa parti do të marrin pjesë në to.

Sipas Murrizit, pragu prej 10 mijë votash në shpërndarjen e mandateve është antikushtetues. “Askush nuk mund ta detyrojë një subjekt tjetër politik se si t’i ndajë mandatet. Ky është një pazar i pastër mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për të ruajtur autoritetin fals të kryetarit para votës së qytetarëve”, tha Murrizi për gazetën “Fjala”. I ndodhur në të njëjtën pozitë si partitë e vogla, Murrizi u bën thirrje shqiptarëve të votojnë kandidatë të cilët nuk do të zgjidhen për të marrë karrigen dhe benefitet e pushtetit, por për t’iu shërbyer atyre.

Z. Murrizi, a keni pritshmëri në mbajtjen e një procesi zgjedhor korrekt me Kodin e ri Elektoral, të cilin ju nuk e votuat? 

Për mua, zgjedhjet nuk i ka prishur dhe nuk i ka vjedhur Kodi Elektoral, por Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Këtë punë kanë bërë këto forca politike për 15 vjet. Kodi Zgjedhor duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe kjo është arsyeja që nuk e votova në Parlament Kodin, sepse neni 163 i shpërndarjes së mandateve brenda partive politike është antikushtetues. Zgjedhjet pa diskutim do të mbahen më 25 prill 2020, pavarësisht se sa parti do të marrin pjesë. Në demokraci, ku formalisht është Shqipëria, nuk të detyron kush të marrësh pjesë në zgjedhje, nëse nuk do.

Lexo edhe :  Debati i ashpër në "Big Brother", Egli i ulet në gjunjë Gjestit: Më fal!

Sa garanci ka që në këto zgjdhje të kemi një proces demokratik? 

Garancinë e plotë e prishi pazari i 5 qershorit, që nuk mori në konsideratë asnjë rekomandim të OSBE/ODIHR-it për depolitizimin total të komisioneve zgjedhore.

A ju favorizon ju pragu prej 10 mijë votash, i vendosur për kandidatët në zgjedhje? 

Pragu është 1% për subjektet politike. Pragu prej 10 mijë votash në shpërndarjen e mandateve është antikushtetues. Askush nuk mund ta detyrojë një subjekt tjetër politik se si t’i ndajë mandatet. Ky është një pazar i pastër mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për të ruajtur autoritetin fals të kryetarit para votës së qytetarëve. 

A do ta çoni në Gjykatën Kushtetuese? 

Patjetër që po!

A do të krijoni parti dhe cila pjesë e elektoratit mendoni se do t’ju votëbesojë, për të qenë zëri i shqiptarëve në Parlament? 

Partinë e kemi krijuar dhe do t’i bëjmë thirrje çdo shqiptari të zhgënjyer, të mërzitur, të mashtruar e të prerë në besë nga 5 individë prej 30 vitesh, që të votojë LDSH-në, Lëvizjen Demokratike Shqiptare.

Nëse shqiptarët duan një zë ndryshe dhe deputetë realë, që nuk bëjnë pazare për të pasur kolltukun e tyre apo përfitime personale, të na mbështesin me votë. Nëse duan akoma mashtrues, të votojnë Partinë Demokratike, Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Thirrja e Murrizit për 25 prillin

“Nëse shqiptarët duan një zë ndryshe dhe deputetë realë, që nuk bëjnë pazare për të pasur kolltukun e tyre apo përfitime personale, të na mbështesin me votë. Nëse duan akoma mashtrues, të votojnë Partinë Demokratike, Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim”.

Jo.Be/Fjala.al

 

 

Të fundit

Brenda 139 minutave që përmbysën aleancën SHBA-Ukrainë

Kuzhinierët e Shtëpisë së Bardhë ishin në punë në West Wing të premten duke shtruar pjatat, kur zhurma e...

Rikthehen emocionet e Kombëtares, 12 ndeshje për ekipet kuqezi gjatë muajit mars

Muaji mars rikthen emocionet për tifozët kuqezi. 12 ndeshje janë të programuara për të gjitha ekipet kombëtare, duke nisur nga Kombëtarja A dhe tek...

Njihen vitet e punës para ’94, ja si të aplikoni për pension

Mbi 30 mijë qytetarëve do t’u njihet periudha e punësimit para vitit 1994, pa pasur nevojën e hapjes së proceseve gjyqësore për shkak të...

“U rrënqetha”, ish-banori BBV rrëfen lidhjen e veçantë me UÇK-në

Ish konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Atilla Kardesh ka dhënë një intervistë për Prive. Përgjatë intervistës, Atilla rrëfeu risitë nga jeta personale e...

Analiza/ Si mund të vazhdohet pas skandalit në Shtëpinë e Bardhë?

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë: një president amerikan fyen presidentin e një vendi tjetër në Zyrën Ovale para kamerave televizive dhe më pas...

Lajme të tjera

Web TV