SHBA/ Vijon gara presidenciale, Biden: Të moshuarit për Trump, të pavlerë, kategori e rrezikuar nga covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Trump dhe Joe Biden, shkëmbyen akuza në distancë, ndërsa vijojnë fushatën në shtetet që mund të rezultojnë vendimtare për zgjedhjen e presidentit.

Kandidati demokrat kritikoi Donald Trump për mënyrën e menaxhimit të pandemisë së Covid-19, ndërsa u përpoq të siguronte mbështetjen e të moshuarve në shtetin kyç të Floridas.

Biden u tha atyre se presidenti i shihte të moshuarit, që janë edhe kategoria më e rrezikuar nga koronavirusi, si të pavlerë.

“Për Trump është e thjeshtë, ju jeni të pavlerë. Jeni të harrueshëm. Virtualisht jeni askush. Kështu i sheh ai të moshuarit. Kështu ju sheh ai ju. I vetmi i moshuar për të cilin interesohet ai, është vetja”, deklaroi Biden.

Kandidati demokrat foli para një grupi të vogël njerëzish në një qendër për të moshuarit në jug të Floridës, ku ishin në fuqi masa të distancimit social.

Eventi ndryshonte rrënjësisht nga ai që mbajti Trump një ditë më herët në këtë shtet, me mijëra njerëz që morën pjesë, pa distancim apo maska. Ru. Do/ Fjala.al

 

Të fundit

Shpërthen një tjetër raketë e SpaceX, tjetër dështim për Elon Musk

Një raketë SpaceX shpërtheu këtë të enjte pak minuta pasi u lëshua nga Teksasi, duke shkaktura një ndërprerje të...

Nga shkurti, deklarata e tatim në burim do parambushet automatikisht

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, informon të gjithë tatimpaguesit se vijojnë përmirësimet për të lehtësuar procesin e deklarimit elektronik të deklaratave tatimore. Nga periudha shkurt...

Publikohen shifrat/ Shtetasit e Kosovës investuan afro 360 milionë euro në Shqipëri

Instituti GAP ka publikuar një grafikë ku paraqiten investimet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri. Në këtë grafikë, ku të dhënat bazohen në Bankën e...

Libra, bizhuteri, lule dhe…/ Sa u kushton festa e 7 Marsit shqiptarëve?

Në Shqipëri, Dita e Mësuesit më 7 Mars nuk është thjesht një moment mirënjohjeje për to, por edhe një garë e heshtur mes prindërve...

Kryeministri Rama uron mësuesit për 7 marsin/ Mirënjohje për përkushtimin!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar 7 marsin, Ditën e Mësuesit. Shefi i qeverisë thekson se kjo ditë risjellë në vëmendje rolin dhe...

Lajme të tjera

Web TV