Ahmet Prençi: Sa i besoj Arben Krajës së SPAK?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ahmet Prençi ka qenë dikur pjesë e prokurorisë dhe një nga bashkëpunëtorët  e tij ka qenë edhe drejtori  aktual i Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion Arben Kraja. Por si mendon Prençi për Krajën dhe a beson se struktura që drejton do ketë rezultate? Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Prençi  u shpreh:

 

-Sa besoni ju te SPAK dhe te BKH?

-Unë të them të vërtetën deri tani jam shumë pesimist. Megjithëse duhet thënë që prokurorët janë pa krahë. Se pa hetuesit prokurori s’ka çbën. Ai është një proces që do ta ndjekim, do ta shohim, unë shpresoj shumë që të ketë efektivitet. Këtë e dëshirojnë gjithë shqiptarët. Deri tani jam shumë i zhgënjyer me SPAK-un.

-Po tani ka filluar SPAK-u. Ju me zotin Kraja keni bashkëpunuar, e njihni personalisht.

-Po sigurisht.

-Çfarë vlerësimi keni për të?

-Vlerësim shumë të mirë se unë kam punuar me të. Por deri tani nuk shoh asgjë. Unë po e them sërish, ata janë pa krahë. Vetëm një prokuror në zyrë çfarë do bëjë? Kur të pajiset me Byronë e Hetimit, kur të ketë  oficerët që t’i lëshojë për të bërë veprime të caktuara hetimore, atëherë mund të jap një vlerësim për efektivitetin dhe për produktin e tyre./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Veliaj nxjerr videon nga zyra një orë para se të arrestohej: Kemi disa punë…

Erion Veliaj i është bashkuar ‘modës’ së rrjeteve sociale nga burgu. Ai ka postuar një video, ku shfaqet brenda zyrës...

Protestat në Los Angeles, Trump sulmon përsëri guvernatorin e Kalifornisë

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar sërish Guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom duke e akuzuar për dështimin në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbatimin...

Trafikimi i votave brenda PD, Aulon Kalaja: Vota ime u manipulua

Komisioni i Ankesave hapi sot 42 kuti të qarkut Dibër, rinumërimi i të cilave konfirmoi se kandidatët e PD-së kishin trafikuar votat e njëri-tjetrit. Lidhur...

Gjendet një person i pajetë në Klos, dyshimet e para

Mësohet se personi i gjetur është mashkull rreth 65 vjeç. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar nga ana e autoriteteve, pir dyshohet se 65...

Shqiptari bëhet hero në Greqi, shpëton dy fëmijë që po mbyteshin në lumë

Një emigrant shqiptar në Greqi është bërë hero, pasi ka shpëtuar nga mbytja dy adoleshentë, që kishin hyrë për tu larë në lumin Arachthos. Dy...

Lajme të tjera

Web TV