Kryeministri Edi Rama deklaroi se dokumentat që ai pritet të dorëzojë, janë arsyeja e vërtetë e mërzitjes së kryedemokratit Lulzim Basha.
Ky reagim erdhi pas akuzave të Bashës për kryeministrin se ky i fundit, sipas tij, po tenton të vendosë në krye të bashkisë Durrës Milva Ikonomin me qëllim që të firmosë kontratën për inceneratorët.
“E thotë Luli këtë e publikon Çimi e pyet gazetarja Ambroza dhe unë do të përgjigjem tani. Ndërkohë që pyetja është a ka ndonjë të vërtetë në dijeninë tuaj nëse është kërcënuar nënkryetarja e bashkisë Durrës? Por jo, ju e bëni A jeni në dijeni të kërcënimeve? Kjo është problemi me ju dhe pastaj më thoni pse kapem unë me mediat. Sot do ju them me dokumente pse është i mërzitur Luli.”, tha Rama.
Kryeministri shtoi se e do shumë Lulin, por sipas tij, e ka të nevojshme një shuplakë një herë në muaj.
“Me vjen keq për të, e dua shumë, por një shuplakë një herë në muaj e do. Është kusht i dashurisë kush të rreh të do”, u shpreh Rama.
Ditët e fundit kreu i qeverisë nuk i ka kursyer batutat për Bashën, duke e ironizuar shpesh kryedemokratin për lapsuset e tij.