Rama pret zv/Sekretaren amerikane: Nuk janë pak ato që do të mësoni nga Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim zv/Sekretaren amerikane të Shtetit për Arsimin dhe Kulturën e cila është për një vizitë në Shqipëri.

Marie Royce vlerësoi Shqipërinë dhe bukuritë natyrore të saj si dhe premtoi se më shumë amerikanë do të shihen në këtë vend në të ardhmen.

Ndërkohë Rama theksoi se SHBA ka shumë për të mësuar nga kultura e Shqipërisë teksa vlerësoi ambasadoren Yuri Kim sipas të cilit ka sjellë më shumë energji dhe vullnet për të ndihmuar vendin.

Në fund Rama e mbylli me një batutë referuar kohës jo të mirë, teksa tha se sot ‘mezi e kthyem djellin’ dhe ftoi amerikanët ta shijojnë atë.

“Një pjesë nxënësish shqiptar përfitojnë nga programet tuaja, ka dhe më shumë shqiptarë që përfitojnë në Shqipëri, dhe mendoj se ka shumë gjëra të tjera, dhe mendoj se vizita juaj të ndihmojë më shumë në këtë aspekt.

Ka shumë gjëra fantastike për të mësuar nga SHBA në fushat e arsimit e kulturës. Më besoni, nuk janë pak, ato që mund të mësoni nga kultura jonë. Kultura është një sferë ku SHBA ka shumë për të mësuar ende nga vendet e tjera dhe kultura e tyre më e vjetër dhe komplekse

Ambasadorja juaj ka sjellë më shumë energji dhe vullnet për të ndihmuar. Ja kalofshi mirë, mezi e kthyem diellin dhe e kemi këtu për ju, shijojeni!”, tha Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Juventus arrin akordin me yllin e Premier Leagu

Juventus ka arritur marrëveshjen personale me Matt O’Riley, qendërmbrojtësin danez që luan me Brighton. Për 24-vjeçarin ka pasur interes...

Cristiano Ronaldo i propozon për martesë Georgina Rodriguez

Romanca mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez ka hyrë në një kapitull të ri. Një ndër çiftet më të dashur dhe famshëm, që prej...

Shkaktuan zjarret në Lukovë dhe Tragjas, arrestohet 1 person

Policia e Vlorës ka arrestuar 1 person dhe ka proceduar penalisht 2 të tjerë për 3 raste zjarrvënie, përkatësisht në Lukovë, Bolenë dhe Tragjas. Specialistët...

Zjarri në fshatin Xath, kryebashkiaku: Ministrit i kam çuar mesazh, por…

Kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Hilë Curri, është shprehur për Report Tv se banesat në fshatin Xath rrezikohen seriozisht nga flakët masive që po përhapen...

Vrasja në Gjilan, flitet për fajde me dorëzani 70 mijë euro

Selami e Edmond Hasani si dhe Abedin Hoxha mbetën viktima të një ngjarjeje të rëndë që ndodhi mesditën e së dielës në Gjilan. Mefail...

Lajme të tjera

Web TV