SHBA/ Trump tubim në Ajova, vazhdon maratona e aktiviteteve të fushatës zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbajti një tubim në Ajova më 14 tetor ndërsa ai vazhdon një javë maratonë të aktiviteteve të fushatës zgjedhore, nëpër shtetet ku i duhet një fitore.

Trump fitoi Ajova-n më 2016, por ky shtet tani bën pjesë në shtetet ku pritet të jetë një garë e ngushtë në zgjedhjet presidenciale që mbahen më 3 nëntor në të cilat rival i Trumpit është kandidati demokrat, Joe Biden.

“Njëzet ditë nga sot, ne do të fitojmë këtë shtet”, tha Trump në aeroportin Des Moines, ku shumë njerëz ishin tubuar, mirëpo nuk kishin vendosur maska mbrojtëse dhe as nuk mbanin distancë fizike.

I përballur me kritika për trajtimin e situatës me pandeminë e COVID-19, Trump ka përdorur infeksionin dhe shërimin e tij për të justifikuar minimizimin e virusit. Ai gjithashtu ka theksuar përpjekjet e administratës së tij për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Ndërkohë, Biden nuk mori pjesë në ndonjë ngjarje publike. Në vend të kësaj, ai mbajti një organizim virtual për mbledhje fondesh nga Uilmington, dhe u dërgoi mesazh përmes një video-incizimi myslimanëve amerikanë.

Fushata e tij tani ka 432 milionë dollarë. Fushata e Trumpit dhe Komiteti Kombëtar Republikan nuk kanë publikuar shifrat e tyre të mbledhjes së fondeve për muajin shtator. Në gusht, Biden grumbulloi 365 milionë dollarë krahasuar me 210 milionë dollarë të fushatës së Trumpit.

Trump dhe Biden duhej të zhvillonin një debat të dytë presidencial më 15 tetor, por presidenti nuk pranoi të merrte pjesë sepse Komisioni jopartiak për Debatin Presidencial vendosi që debati të mbahet në formë virtuale për shkak se Trump në atë kohë ishte i infektuar me koronavirus.

Lexo edhe :  Lindja e Mesme: Thesaret kulturore në rrezik nga konfliktet

Biden njoftoi përmes Twitter se fushata e tij mblodhi 383 milionë dollarë në shtator.

Ajova është gjithashtu kritike për kontrollin mbi Senatin, ku republikanët rrezikojnë të humbin shumicën e tyre. Një mesatare e sondazheve tregojnë se senatori aktual, republikan Joni Ernst po e pason rivalen demokrate, Theresa Greenfield.

Të fundit

Kur do të ketë zgjedhje për Bashkinë e Tiranës? Flet Ermal Hasimja

Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në paraburgim, ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë...

“Arrestimi i Metës nuk ishte dinjitoz”, zbulohet raporti i Avokatit të Popullit

Ilir Meta nuk u trajtua në mënyrë dinjitoze gjatë arrestimit në datë 21 tetor 2024, por ai nuk është rrëmbyer, sikurse pretendon ish-funksionari dhe...

Ministri Vengu: Presim 2 helikopterë të Emirateve Arabe e 1 Canadair nga Greqia

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka bërë të ditur se situata e zjarreve në vend vijon të jetë dinamike, ndërsa forcat e angazhuara në...

Flamingot në Nartë, Rama shpërndan videon me pamjet mahnitëse

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga laguna e Nartës. "Magjike"! Kështu shkruan Edi Rama në profilin e tij në Facebook. Për më tepër, shihni...

Të huajt nuk do mbahen në burgjet angleze, ç’do ndodhë me shqiptarët?

Shumica dërmuese e të huajve që kanë kryer krime dhe që shpallen fajtor nga sistemi i drejtësisë në Britani do të deportohen menjëherë në...

Lajme të tjera

Web TV