SHMU paralajmëron qytetarët: Orët e ardhshme moti i keq do të përfshijë vendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka paralajmëruar qytetarët se vendi ynë do të përfshihet nga moti i keq gjatë orëve në vijim deri ditën e nesërme.

Sipas SHMU gjatë orëve në vijim do të ketë sasi të mëdha reshjesh veçanërisht në pjesën veriore të vendit dhe gradualisht edhe në pjesën qendrore. Gjithashtu, bëhet me dije se do të ketë shtrëngata dhe rrebeshe shoqëruar edhe me shkarkesa elektrike.

“Reshjet e shiut tashme janë bërë prezente në pjesën jugore të vendit, gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit. Reshjet do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar. Në orët e mbrëmjes e deri në orët e mëngjesit të ditës së Premte reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri të lartë, hera-herës në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Më intensive reshjet pritet të jenë në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë, Gjirokastër.”, shkruan SHMU.

Ndërkohë, mediat italiane shkruajnë se rryma ajrore nga Evropa Veriore, do të sjellë edhe një vorbull ciklonike por shoqëruar edhe me reshje dëbore në zonat me lartësi malore.

Ditët e fundit, vendi ynë është karakterizuar nga një mot kryesisht i paqëndrueshëm.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

PD bllokon mandatet në shtator? Çollaku jep paralajmërimin

Kreshnik Çollaku thotë se Partia është në situatë tepër të vështirë pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit. “Në...

Kodi i ri penal, Berisha: Atentat ndaj fjalës së lirë

Sali Berisha iu rikthye denoncimit të draftit të Kodit tëri Penal, duke e cilësuar dokumentin e hartuar nga Qeveria, si favorizues të mafies dhe...

Paralajmëron Balluku: Nesër afati i fundit për bizneset…

Data 31 korrik është afati i fundit për të gjitha subjektet tregtare të vendosura pranë akseve kombëtare që të zhvendosen vetë nga hapësira që...

Italia nis hetime ndaj Mark Zuckerbeg për shkelje në Whatssap

Italia ka njoftuar hapjen e një hetimi ndaj Meta-s, pas instalimit të një mjeti inteligjence artificiale në platformën WhatsApp. Autoriteti italian i konkurrencës argumenton...

E kafshoi qeni në organet gjenitale, ish-futbollisti i Barcelonës humb ndeshjet evropiane

Një situatë e pakëndshme i ka ndodhur futbollistit spanjoll Carles Perez, i cili ka përfunduar në spital në Greqi si pasojë e një situate...

Lajme të tjera

Web TV