Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar me iniciale F. Z. pasi merrej me shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa.
Gjatë kontrolleve nga policia janë gjetur dhe sekuestruar rreth 2.5 kg lëndë e dyshuar kanabis sativa, një pjesë e së cilës e ndarë në doza gati për shitje, një sasi kokaine, një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, dy peshore elektronike dhe katër aparate celular.
Mbi 29-vjeçarin rëndon akuza “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Jo.Be/Fjala.al