Aksident në Dibër, makina përplas bariun dhe përfundon në pyll

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Dibër ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Një mësuese e cila po udhëtonte me mjetin e saj ka përplasur një bari 62 vjeç.

62-vjeçari ishte duke kullotur bagëtitë dhe po qëndronte në cep të rrugës kur është goditur nga automjeti.

Bariu dhe mësuesja janë të dy në spital pasi mjeti përfundoi në pyll./Jo.Be/Fjala.al