Dita Botërore e Bukës, një simbol i adhurimit përgjatë historisë njerëzore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas prodhimit të bukës ekzistojnë më shumë se 6.000 vjet bestytni dhe rite. Bujqësia, për shkak të rëndësisë së saj në mirëqënien e njerëzve, krijoi një karakter të shenjtë që nga kohërat antike.

Ishin qytetërimet bujqësore ato që mbanin një lidhje të jashtëzakonshme me besimet fetare, duke e lidhur grurin me simbolikën e vetë bukës. Që nga neoliti, imagjinata njerëzore dhe ritualet, treguan që bimësia u identifikua më pas me misterin e jetës dhe vdekjes.

Sipas Eposit të Gilgameshit, për 5.000 vjet buka u ishte ofruar perëndive. Simbolika e saj do të përfshinte në honet më të thella të pavetëdijes kolektive të popujve mesdhetarë idenë e shumimit dhe ciklet e jetës, si dhe thirrjet e hyjnive mitologjike për ritet e pjellorisë dhe frymën e praktikave të kultit.

Në Egjiptin e lashtë, ky ushqim përmblidhte besime shumë të përgjithshme. Gruri ishte i lidhur me simbolikën e ringjalljes ose me mbijetesën e të vdekurve, por edhe cikli i stinëve ishte i lidhur me këtë metaforë. Përveç kësaj, egjiptianët vendosnin bukë në një varr për të treguar kalimin në jetën e përtejme të të vdekurve, me sa më shumë të mira.

Që nga shekulli i dymbëdhjetë para Krishtit, grekët respektuan misteret e Demeter-ës, perëndeshës së bukës dhe mbrojtëses së të korrave dhe pjellorisë së fushave të Eleusis, e cila gjithashtu ndërmjetësonte në mbretërinë e të vdekurve.

Në Romën perandorake, furrtarët festoinin Vestalet më 9 qershor, duke nderuar Vesta-n, perëndeshën e familjes, e cila lidhet me zjarrin e shenjtë që s’shuhej kurrë.

Buka, jo vetëm që ishte e lidhur shpirtërisht me jetën pas vdekjes, por edhe me pjellorinë: procesi i përpunimit, pjekjes dhe nxjerrjes nga furra lidhet paralelisht me ngjizjen, shtatëzaninë dhe lindjen e fëmijës.

Në Egjipt, nocionet e lindjes dhe pjellorisë, vërtiteshin rreth saj. Akti seksual dhe instikti i riprodhimit gjetën një transkriptim simbolik në fermentimin misterioz të bukës.

Në Dhjatën e Vjetër, gruri dhe buka, janë simbolet e frytshmërisë së tokës, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në sakrificat dhe festat hebraike. Në Dhjatën e Re, frytet e tokës shoqërohen me një dhuratë hyjnore dhe simbolikën e grurit me hirin qiellor.

Lexo edhe :  Revolucioni i Apple, iPhone 20 do të bëhet nga një copë e vetme qelqi

Megjithatë, hebrenjtë edhe pse e përdoren bukën për ritet e tyre fetare dhe grekët kishin perëndeshën e bukës, në të vërtetë “buka”, në simbolikën e krishterë, u personifikua me figurën e saj qendrore të besimit, vetë Jezusin, i cili deklaroi: “Ky është trupi im”, buka e jetës.

Në disa vende myslimane, buka gatuhet për festa të caktuara si, Fiter Bajrami, një festë fetare në traditën islamike, e cila pason Ramazanin.

“Challah”, është një bukë tradicionale që përbëhet nga shumë vezë dhe gjalpë, ku hebrenjtë e shërbejnë të premten në darkë, ditën e Shabatit. Përveç kësaj, gjatë Pashkës Hebreje, hahet edhe buke e ndorme, e cila quhet matzoh dhe në disa vende të Amerikës Latine, njihet si Hallulla ose (bukë feste).

Në Suedi, një varietet i quajtur lussekatt, përgatitet në formën e një “S”-je dhe aromatizohet me shafran, e cila hahet gjatë mëngjesit Ditën e Shën Lucia-s (13 dhjetor).

Fokaçe, në Francë, shërbehet si pjesë e trembëdhjet ëmbëlsirave (që simbolizojnë dymbëdhjet apostujt dhe Jezu Krishtin), në të njëjtën mënyrë si Christopsomo, e cila ka kryqin e krishterë në sipërfaqen e saj, ose buka e Krishtlindjeve në Bavari.

Në përgjithësi, aroma dhe shija e bukës, ndodh të na çojë në vende të largëta, të dëshiruara, duke na provokuar me raste shumë ndjesi, na kujton njerëzit tanë të dashur, vendet tona të preferuara, udhëtimet e bukura, por pa harruar asnjëherë ngrohtësinë familjare.

Për këtë arsye dhe për asgjë tjetër në botë është po kaq e thjeshtë dhe po kaq e rëndësishme në të njëjtën kohë, figura e bukës, e cila në memorien njerëzore përfaqëson shumë më tepër, se sa thjeshtë një ushqim të zakonshëm në tryezën tonë të përditshme.

Edhe sot, shumë shprehje frazeologjike dhe fjalë të urta, të përdorura me shumë energji vërtetojnë ekzistencën e domethënieve të largëta tek thelbi i bukës./Re.D/Fjala.al

Burimi: La Vanguardia

Të fundit

Serbia bëhet gati për luftë, Vuçiç: Ushtria po bëhet më e fortë se kurrë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi ndryshime të mëdha në ushtrinë serbe, teksa parashikoi përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e...

Papa paralajmëron politikanët për sfidat që sjell zhvillimi i Inteligjencës Artificiale

Papa Leoni i XVI paralajmëroi politikanët këtë të shtunë, më 21 qershor, mbi sfidat që sjell përparimi i Inteligjencës Artificiale, duke theksuar ndikimin e mundshëm...

U rrita me ushqimin amerikan. Besomëni, është gjëja e fundit që i duhet Europës

Alexander Hurst Në të gjithë median europiane, duket se mbizotëron i njëjti mendim – se BE-ja është “nën presion” për të përmbyllur një marrëveshje me...

Metës nuk i del inati me Braimllarin: E konvertoi SPAK-u!

Duket se kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, do e mbajë për një kohë të gjatë ‘inatin’ me Endrit Braimllarin, që sipas tij...

Fundjava për plazh/ Rradhë të gjata dhe trafik i rënduar në qytetin e Vlorës

Pavarësisht efektivëve të policisë të vendosur në disa prej pikave më kryesore, sërish trafiku i rënduar ka krijuar vështirësi në qarkullim. Gjithsesi, mbetet një...

Lajme të tjera

Web TV