E reja lidhet me 72-vjeçarin: Ai është i fuqishëm në shtrat, mosha është thjesht numër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vajzë 31-vjeçare është lidhur me një 72-vjeçar dhe thotë se po bën seksin më të mirë të jetës së saj. Julia Strauss dhe Bernd Hasnbank u lidhën në prill të 2019 dhe njëzëri thonë se gjërat mes tyre vetëm sa përmirësohen çdo ditë e më shumë.

Pavarësisht se Bernd është më i vjetër se prindërit e Julias, çifti thotë se ata janë shumë të lumtur dhe se mosha është thjesht një numër.

“Jeta ime seksuale me Bernd është më e mira që kam përjetuar ndonjëherë. Çdo ditë bëhet më e mirë. Që në fillim pashë që Bernd është një njeri i fortë, i shëndetshëm dhe me një shpirt të gjallë. Por unë u befasova nga përvoja e tij në dhomën e gjumit. Ai është i fuqishëm në shtrat. Kam dalë me burra që ishin deri në 26 vite më të mëdhenj se unë, por asnjë nuk ishte kaq i mirë sa Bernd. Në fillim ne ishim të pasigurt për të dalë bashkë në rrugë, por tani jemi moskokëçarës. Ne jemi të dashuruar dhe kjo ka rëndësi”, u shpreh Julia.

“Unë ndihem si adoleshent me Julian sepse jam i dashuruar. Ajo ndonjëherë vepron më me pjekuri se unë. Fëmijët e mi janë 39, 37 dhe 24 vjeç, por e kanë pranuar sepse e shohin babanë e tyre të lumtur. E kuptoj që është e çuditshme që një grua bukuroshe të dashurohet me një burrë të vjetër. Por unë nuk jam një pervers apo plak i ndyrë. Ne u dashuruam dhe vlerësojmë e kuptojmë njëri-tjetrin”, tha Bernd.

I moshuari ka patur dy lidhje të tjera me gra që ishin 10 dhe 15 vjet më të reja, por thotë se asnjëra prej tyre nuk e kuptonte kaq mirë sa Julia.

Lexo edhe :  Shifra më e çmendur që ka shpenzuar për veshje? Kiara Tito: Këpucët që kam veshur janë…

Prindërit e 31-vjeçares u habitën kur morën vesh për historinë e tyre. Por më pas e pranuan sepse e kuptuan se vajza e tyre ndihej e lumtur. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

E mjera Shqipëri! Pensionistët e Durrësit plagosen me thikë për… një lojë domino

Një lojë domino është transformuar në një plagosje me thikë, ku të lënduar kanë mbetur 2 të moshuar nga...

Trump del blof me sulmin për Beyonce, këngëtarja nuk është paguar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka pretenduar se këngëtarja me famë botërorë, Beyonce ka marrë 11 milionë dollarë gjatë fushatës...

Nxehet situata! Trump: Putin ka kohë edhe 10-12 ditë, ose…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ulur ndjeshëm afatin që i kishte dhënë më parë presidentit rus Vladimir Putin për të arritur...

37-vjeçari ishte i lidhur me 52-vjeçaren! I mori jetën dhe la gjurmë. Zbulohen detajet

E raportuar fillimisht si një vdekje aksidentale e shkaktuar nga asfiksimi i një zjarri në banesë, rezultoi një vrasje e mirëfilltë dhe e tentuar...

Dy të moshuar përplasen me thika në Durrës, njëri dërgohet në spital

Loja e dominove është kthyer në një përleshje mes dy te moshuarëve, përplasje qe degradoi deri ne përdorimin e armeve te ftohta. Burime nga policia...

Lajme të tjera

Web TV