Java e fundit pa futboll? Liga dhe qeveria ulen në tavolinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kjo do të jetë java e fundit pa futboll. Liga Profesioniste ka paralajmëruar një mbledhje të hënën, e cila do të vlejë vetëm për të formalizuar fundin e bojkotit.

Rezistenca ka rënë, pas takimit të së enjtes në ministrinë e financave, mes drejtueseve të Ligës dhe përfaqësueseve të qeverisë ku sigurisht nuk ka patur një akord final, por akujt janë shkrirë me palët në përpjekje për të gjetur një zgjidhje të kënaqeshe për të gjithë.

Kjo konfirmohet edhe nga deklaratat pas mbledhjes së deputetit Fidel Ylli dhe presidentit të Ligës, Edvin Libohova.

“Sot kishim rënë dakord me Ligën, për të bërë një takim me ministren e financave dhe një grup serioz nga qeveria. Pati debate dhe jemi në rrugën e duhur, jo që të zgjidhim problemet e futbollit, por të gjithë sportit shqiptar. Qeveria dhe ministria kanë qenë gjithmonë të gatshme, që të ketë mundësi për zgjidhjen e kërkesave.

Megjithatë, ka qenë Liga që me anë të bojkotit e ka acaruar situatën deri në këtë gjendje. Tani është zbutur. Mendoj që shumë shpejt do të kemi zgjidhjen. Bojkoti është në dorën e tyre, ne nuk detyrojmë asnjë për bojkotin. Bisedat sot kanë qenë shumë të frytshme dhe do kemi zgjidhje“, ka thënë deputeti Ylli.

Më tej Libohova theksoi se e rëndësishme është që u ulëm në tavolinë dhe filluam të diskutojmë kërkesat tona. “Sigurisht unë e kam thënë edhe në intervistat e tjera që e ndajmë problemin në dy pjesë: Nga 4 kërkesat që ne kemi, sepse futbolli dhe sport mund të kenë edhe 44 kërkesa të tjera, 3 janë më specifike dhe më të diskutueshme e të kalueshme. Ajo që është “Thembra e Akilit” dhe gjëja kryesore është Ligji i Sponsorizimit”

Lexo edhe :  Mediat serbe shfrenojnë fantazinë/ Huliganët shqiptarë nuk patën mëshirë

Sa i takon Ligjit të Sponsorizimit, aktuali sipas tij nuk funksionon. “Kemi bërë ne një propozim, ndërkohë Ministria e Financave, së bashku me ekspertët po punon për të bërë një kundër-propozim tjetër për gjetur një zgjidhje. Këtë nuk mund ta them dot sot sepse jemi në diskutime. Është lënë takimi tjetër ditën e martë, për të diskutuar variantet. Kështu që do të vazhdojnë takimet deri sa të gjejmë një gjuhë të përbashkët, me shpresën që do e gjejmë”, ishin fjalët e Libohovës./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Hodhën sende në fushë gjatë ndeshjes Serbinë/Arrestohen 2 persona, procedohen 12 të tjerë

Dy persona janë arrestuar dhe 12 të tjerë janë proceduar nga Policia e Tiranës pasi gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, ditën...

Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO shqyrton kërkesën për masën e sigurisë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej muajit shkurt mbahet i izoluar në burgun e Durrësit, do të rikthehet këtë të hënë  në Gjykatën...

E rëndë në Tiranë! Hidhet nga lartësia, humb jetën 30-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e “Qytet Studenti” në Tiranë, ku një 30-vjeçar është hedhur nga një lartësi dhe...

“Pleqëri pa taksa, pension i 13-të”, qeveria parashikon rritje të moshës së pensionit

Plakja e popullsisë është një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Ndaj qeveria ka miratuar dokumentin e moshimit dhe planin e veprimit 2025-2030. Sipas...

Si e siguruam dhe verifikuam një dokument të Inteligjencës Ruse

Një urdhëresë nga shërbimi i sigurisë së brendshme të Rusisë ishte pjesë e një pakete që u ofrua online nga një grup kibernetik kriminal. Nga...

Lajme të tjera

Web TV