Macron mbështet hapur Greqinë: Nuk trembemi nga provokimet e Turqisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka konfirmuar mbështetjen e tij për Greqinë në konfliktin e saj me Turqinë.

Macron u shpreh se qëllimi kryesor i tij është që palët të afrohen drejt një dialog. Gjithashtu, ai shtoi se BE vazhdon të kërkojë një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur në konfliktet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

“Ne u kthyem në çështjen e Turqisë pas konkluzioneve të 2 tetorit dhe posaçërisht pas rifillimit të veprimeve të njëanshme dhe provokimeve nga ana e Turqisë, në mënyrë që të riafirmojmë shumë qartë qëllimin tonë për dialog.

Por konkluzioni ynë është se pas përfundimeve të 2 tetorit, Turqia vendosi të vazhdojë me të njëjtat metoda dhe, prandaj rikonfirmoj mbështetjen tonë për Qipron dhe Greqinë, dhe synimet tona për të mos u lëkundur përballë këtyre provokimeve. Ne do t’i kthehemi kësaj çështje me vendime në muajt e ardhshëm, në varësi të zhvillimeve të sjelljes së Turqisë”, u shpreh Macron.

Kjo nuk është hera e parë që Franca mbështet hapur Greqinë në konfliktin e saj me Turqinë. Macron e ka shprehur edhe më herët suportin për shtetin helen, gjë që ka acaruar jo pak Presidentin Erdogan.

Jo më larg se para dy ditësh, ushtria greke u alarmua pasi anija turke “Oruç Reis”, rifilloi kërkimet në jug të ishullit Kastelorizo.

Të fundit

Vjosa Osmani shkon në Kushtetuese: Po pengohet puna

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke i kërkuar që të shqyrtojë konfliktim e kompetencave...

73,5 mln euro! Arsenali më në fund arrin akordin për sulmuesin

63,5 mln euro plus 10 mln euro bonuse. Arsenali me këto shifra ka finalizuar marrëveshjen me Sporting Lisbonën për transferimin e sulmuesit Viktor Gyokeres. Lajmin...

“Ku i kam fëmijët?” 78-vjeçari kthehet në jetë 30 minuta pasi u shpall i vdekur

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tarquinia të Italisë, ku një burrë 78-vjeçar u rikthye në jetë, pak pasi u shpall zyrtarisht i...

Lapaj e ftoi të hiqnin dorë të dy nga mandati, reagon Shabani

i është përgjigjur Adriatik Lapajt, i cili ditën e sotem nga selia e "Shqipëria Bëhet" e ftoi të dy bashkë të heqin dorë nga...

Rama publikon videon nga Thethi: Pas operacionit nga… kanceri

Disa ditë pas përfundimit të aksionit të IMT-së në Theth, ku u prishën ndërtimet e paligjshme, kryeministri Edi Rama ka postuar pasditen e sotme...

Lajme të tjera

Web TV