Zbardhen detaje të reja nga vrasja e biznesmenit Niko Goro, që tronditi Himarën dhe mbarë vendin këtë mëngjes.
“Fjala.al” sjell pamje nga vendi ku është vrarë biznesmeni 51-vjeçar, si dhe pamjet e hotelit që ai kishte.
Ndërkohë, bëjmë me dije se biznesmeni është qëlluar me breshëri plumbash nga dy persona, duke mbetur i vdekur në vend. Ai shoqërohej nga një grua, e cila ka mbetur e plagosur.
Pista paraprake e hetimit është ajo e ndonjë konflikti të mundshëm pronësie, për shkak të aktiviteteve të biznesmenit Goro në fushën e ndërtimit.
Fillimisht u raportua se një nga pistat është borxhi prej rreth 70 mijë euro që biznesmeni i ka pasur autorit Kliti Leka, pasi ky i fundit i kishte mbuluar instalimet elektrike në një prej pallateve të tij, dhe që refuzonte t’ia jepte.
Por pista më e fortë duket se mbetet ajo e përplasjes për pronat. Në dëshminë e tij menjëherë pas arrestimit autori i vrasjes, 53-vjeçari Kliti Leka, ka pranuar krimin, duke thënë se e ka vrarë biznesmenin pasi ai kishte ndërtuar një objekt në tokën e të afërmit të tij dhe për këtë arsye i detyrohej një sasi lekësh, të cilët 51-vjeçari nuk kishte pranuar t’ia jepte.
“I kam dhënë tokën nuk më ka dhënë lekët. Po ndërton në tokën time”, mësohet të ketë thënë Leka para uniformave blu.
Leka është banues në Tiranë, por është nip i një prej pronarëve të tokës dhe për këtë tokë pretendon se e ka të trashëguar.
Ky është biznesmeni Niko Goro i ekzekutuar sot në Himarë
Është zbardhur dëshmia paraprake e Kliti Lekës, 53-vjeçari i cili dyshohet se qëlloi për vdekje biznesmenin Niko Goro mëngjesin e sotëm në Himarë.
Para policisë ai ka pranuar krimin, ndërsa ka thënë se shkak për këtë është bërë borxhi që biznesmeni i kishte.
Ai thotë se i kishte dhënë biznesmenit një pronë në Himarë për ta shfrytëzuar për ndërtim, por ky i fundit nuk i kishte dhënë paratë.
“Kisha një pronë në Himarë nga mamaja. Ja kisha dhënë biznesmenit Niko Goro për ta shfrytëzuar për ndërtim, por ai nuk më jepte paratë”, mësohet ët ketë thënë Leka.
Ndërsa personi i cili shfaqet në foto me deputetin Damian Gjiknuri është biznesmeni 51-vjeçar, Niko Goro, i ekzekutuari sot në Himarë.
Krimi në Himarë/ 53-vjeçari i ‘furnizuar’ me armë, zbardhet dëshmia e vrasësit
Uniformat blu njoftojnë se përveç kallashnikovit me të cilin ka ekzekutuar biznesmenin në Himarë, 53-vjeçarit Kliti Leka i është gjetur edhe një armë tjetër tip pistoletë.
Në lidhje me informacionin e dhënë për kapjen e autorit të vrasjes në Himarë si dhe për gjetjen e armës kallashnikov, burimet policore bëjnë me dije se gjatë kontrollit fizik të autorit kanë gjetur dhe një tjetër armë zjarri të tipit pistoletë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Ngjarja e rëndë ka tronditur Himarën mëngjesin e kësaj të shtune. Mësohet se biznesmeni Niko Goro, 51 vjeç, djali i xhaxhait të kryebashkiakut, Jorgo Goro, është ekzekutuar me armë zjarri në shëtitoren e qytetit.
Goro u ekzekutua sapo doli nga supermarketi në pronësi të motrës së tij, edhe kjo e fundit e plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja është regjistruar rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille Himarë dhe shkak është bërë një konflikt për pronën.
Mësohet se autorë dyshohet të kenë qenë 4 persona, të cilët ishin duke lëvizur me një furgon, por kjo pritet të konfirmohet, kur njëri prej tyre ka zbritur dhe ka qëlluar në drejtim të Goros me breshëri kallashnikovi.
Vetëm pak minuta pas ngjarjes, disa km larg, është arritur kapja e autorit. Ai është Kliti Leka, 53 vjeç, banues në Tiranë, ndërkohë që është gjetur arma e krimit dhe furgoni ” Volkswagen”, 7 vendesh dhe një pistoletë tjetër.
Autori nuk ka qenë i maskuar dhe ka pranuar autorësinë e krimit, i cili gjatë dëshmisë së tij në Komisariat mësohet të ketë thënë: “I kam dhënë tokën nuk më ka dhënë lekët. Po ndërton në tokën time”.
/Bl.Ba/Fjala.al