Kristaq Kume: Ndryshimet ligjore sollën kushte më të mira për zhvillimin e zgjedhjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i Reformës Zgjedhore, Kristaq Kume, ka komentuar ndryshimet që pësoi Kodi Zgjedhor në 23 korrik të 2020. Veç kësaj dha edhe opinionin e tij për rizgjedhjen e Ilirian Celibashit si Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve. “Ilirian Celibashi është një ndër ata që po t’u referohemi aplikimeve të bëra për pozicionin e komisionierit shtetëror të zgjedhjeve dalloi dukshëm nga gjithë të tjerët”, u shpreh për gazetën “Fjala” Kristaq Kume. Ish-kreu i KQZ-së analizon procesin e ndryshimeve ligjore dhe si do të reflektohet kjo në zhvillimin e zgjedhjeve të reja, më 25 prill 2021.

Zoti Kume, jemi me një komision të ri zgjedhor që e drejton një ish-kryetar, siç është ilirian Celibashi. Rimarrjen e këtij institucioni nga ky i fundit si e komentoni?

Për mendimin tim, Ilirian Celibashi është një ndër ata që po t’u referohemi aplikimeve të bëra për pozicionin e komisionierit shtetëror të zgjdhjeve, dalloi dukshëm nga gjithë të tjerët. Kur kam parë listën, që në momentin e parë kam menduar se Celibashi do të jetë Komisioneri Shtetëror nesër.

Si i komentoni ndryshimet në Kodin Zgjedhor?

Lidhur me ndryshimet që janë bërë në Kodin Elektoral, hartuesit e këtyre ndryshimeve janë kujdesur që të kenë mundësi sa më të mira ligjore në funksion të interesit të tyre garues në zgjedhjet që vijnë. Asnjë prej tyre nuk ra dakord për parimet e administratës zgjedhore. Pavarësisht deklaratave të bëra, mazhoranca deklaroi se “unë isha për ta bërë këtë gjë, por nuk donte opozita jashtë Parlamentit”.

Opozita e bashkuar jashtë Parlamentit deklaronte se “kjo e bën këtë ndryshim, por duhej të ndërtohej një administratë kripto që do të jetë e gjitha në interes dhe funksion të tyre”. Pavarësisht të gjithave, të dyja palët nuk kanë dashur ta bëjnë këtë gjë të tillë. Pra, u intereson që të mos kenë një administratë të pavarur. Dhe kjo u materializua shumë mirë në marrëveshjen e 5 qershorit, e cila përcaktoi se administrata zgjedhore nuk do të ndryshojë fare për mënyrën se si do të formohej. Duhet të theksoj se puna e bërë për ndryshimin në legjislacionin zgjedhor pati si rezultat ndërtimin e mekanizmave ligjorë, të cilat krijuan kushte për të pasur nesër një proces zgjedhor në të cilin mundësitë për të keq ndërhyrë në proces në format nga më të ndryshmet janë të pakta.

Lexo edhe :  Dyndje në kufi për festat/ Në Morinë janë të shumtë ata që vijnë në Shqipëri, por edhe..

Pra, e thënë ndryshe, mundësitë për të pasur një proces zgjedhor sa më pak të kriminalizuar janë shumë të mira, në krahasim më ato të mëparshmet. Kodi zgjedhor ka parashikuar identifikimin elektronik të zgjedhësve, gjë për të cilën u ra dakord që të zbatohet si e tillë në gjithë territorin e vendit dhe ka si objektiv kryesor të saj pamundësisë së mbushjes të kutive nga komisionerë të pandërgjegjshëm, votimin në emër të një tjetri, votimin familjar e kështu me radhë. Pra, krijohet një kusht ligjor, që procesi zgjedhor të ketë në fund një kuti votimi ku vota të jetë magazinuar siç e ka hedhur vetë qytetari.

Shtuar kësaj edhe fakti që është përcaktuar në Kodin Zgjedhor se puna e komisionit të qendrës së votimit do të jetë nën vëzhgimin e një kamere. Kjo bën që fenomenet që kanë ndodhur lidhur me keqpërdorimin e procesit të votimit të mos ndodhin më. Ndryshimet që janë bërë në kodin zgjedhor që kanë ripozicionuar policinë, kanë futur mundësinë e vrojtimit nga sinjalizuesit, çka janë përcaktuar jo në Kod, por në Ligjin për Prokurorinë, SPAK. Së bashku me ndryshimet krijojnë kushtet që procesi i ardhshëm zgjedhor të ketë mundësi shumë më të mira se të mëparshmet për t’u realizuar në zbatim të standardeve. Unë mendoj se çka u realizua me miratimin e Kodit Zgjedhor në 23 korrik, ka bërë që kushtet legjislative për të zhvilluar procesin zgjedhor në plotësim të standardeve ndërkombëtare janë shumë më të mira se ato të mëparshmet./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Nën shoqërinë e bashkëshortes, ja si e festoi Trump Vitin e Ri!

Pamje nga festa e Vitit të Ri, e organizuar nga presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump, janë bërë...

Banori i Big Brother pranon live se është homoseksual

Një deklaratë e fortë është dhënë këtë të shtunë në prime-n e Big Brother VIP 4. Bernardi ka shprehu orientimin e tij seksual, pas një...

Horoskopi ditor, 2 Janar 2025

Dashi Kjo ditë do të jetë e mbushur me nervozizëm, ku bëni mirë që të mendoheni para se të flisni, në mënyrë që të shmangni...

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që klubet shpenzuan në vitin 2024...

Viti 2024, shënoi dëmet më të mëdha nga zjarret në pyje në Shqipëri dhe Kosovë

Ndryshimet klimatike i kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më të rrezikuara, sidomos nga rënia e zjarreve në pyje. Viti 2024 shënoi dëmet...

Lajme të tjera

Web TV