Presidenti amerikan Donald Trump po vazhdon fuqishëm fushatën e tij elektorale, me qëllim marrjen e një mandati të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Gjatë një takimi zhvilluar në Giorgia, Trump e ka konsideruar kundërshtarin e tij Joe Biden, si një ndër kandidatët më të këqinj të të gjitha kohërave.
“ Për mua është një presion shumë i madh të kandidoj kundër kandidatit më të keq në histori. Imagjino sikur të humbas. Nuk e di çfarë do të bëja madje do të mund të largohesha nga vendi” është shprehur Trump për kundërshtarin e tij.
Me këtë deklaratë Trump lë për tu kuptuar se nuk e konsideron rrezik kandidaturën e Biden, duke nënvlerësuar kështu figurën e tij përballë Presidentit aktual.
Ndër të tjera Trump ka theksuar se nuk do të marrë pjesë në asnjë mbledhje fondesh, kjo jo sepse nuk mundet, pasi mund të grumbullojë më shumë para se Biden, por sepse nuk do.
“Unë mund të mbledh më shumë para, Unë mund të jem personi i cili ka grumbulluar më shumë fonde por thjesht nuk dua ta bëj.” ka thënë ai.
Joe Biden ka mbledhur 383 milionë dollarë, ndërsa Trump ka mbledhur rreth 247 milionë dollarë. Kanë mbetur vetëm 18 ditë nga zgjedhjet, dhe deri më tani kanë votuar 20 milionë persona, një shifër kjo tejet e lartë e cila ka ardhur edhe për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.
Kandidati demokrat Joe Biden udhëheq me 54% ndërsa Trump me 43%. /Ra.My.Fjala.al/